LAJMI I FUNDIT:

Cila do të jetë renditja e partive në sallën e Kuvendit?

Cila do të jetë renditja e partive në sallën e Kuvendit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ende nuk ka bërë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, ku koalicioni PAN doli i pari, Vetëvendosje e dyta dhe koalicioni LAA i treti.

Nëse përqindjet e votave të fituara në zgjedhjet e 11 qershorit kthehen në ulëse të Kuvendit, përbërja e re e legjislativit do të dukej afërsisht me 39 apo 40 deputetë të koalicionit të PDK-AAK-NISMA. Pastaj, me 31 apo 32 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, kurse koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës – me 29 ulëse.


Komunitetet mbeten në kuotat e njëjta: serbët marrin 10 ulëse dhe pakicat tjera po ashtu 10 vende të garantuara.

Duke pasë parasysh numrin e deputetëve të secilës parti, renditja e tyre në sallën e Kuvendit të Kosovës – sipas ish-shefit Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu – bëhet përmes Rregullores së punës së Kuvendit. Baraliu ka thënë për Telegrafin se parimisht do të duhej që koalicioni PAN – nëse rrinë bashkë – t’i kenë në një vend ulëset.

Por, Nisma për Kosovën ka bërë të ditur se në Legjislaturën e ardhshme do të veprojë si grup i vetëm. Lidhur me këtë, Baraliu theksoi se për renditjen në sallën e Kuvendit do të duhej të merrej Kryesia dhe Sekretaria e Kuvendit.

Edhe Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim, ka thënë për Telegrafin se renditja e partive në sallën e Kuvendit bëhet në bazë të certifikimit të rezultateve – si koalicion PAN.

“Edhe nëse Nisma dhe AAK dalin nga koalicioni, prapë të drejtën për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, dhe me pas të drejtën në herën e parë për formimin e Qeverisë, e ka PAN si koalicion zgjedhor”, ka thënë Krasniqi.

Por, Baraliu thekson se në rast se gjykojmë në bazë të partisë e cila ka numrin më të madh të ulëseve, atëherë Lëvizjes Vetëvendosje do të duhej t’i caktohet pozicioni qendror i ulëseve. Por kjo, sipas tij, do të varet nga interpretimi i dispozitave të rregullores së punës së Kuvendit.

Sipas Rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës, Neni 8, renditja e partive në sallën e Kuvendit bëhet kështu: “Nëse dy apo më shumë grupe parlamentare kanë numër të njëjtë të deputetëve, atëherë renditja e tyre në sallë bëhet me short”.

Kujtojmë se seanca konsitutuive e Kuvendit të Kosovës në vitin 2014, kishte shkuar “hallkam” për shkak të mosdefinimit se ku do të uleshin grupet parlamentare.

Ka qenë një pjesë e deputetëve të PDK-së, të cilët kishin shkuar të parët dhe ishin ulur në mes të sallës, aty ku është vendi për shumicën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori