LAJMI I FUNDIT:

Cila është lidhja mes valës së krimit në Ekuador dhe mafies shqiptare

Cila është lidhja mes valës së krimit në Ekuador dhe mafies shqiptare

Krimi i organizuar shqiptar filloi të migronte në Ekuador në vitet 1990, i tërhequr nga mundësia e bashkimit të forcave me kartelet e suksesshme lokale dhe kontrollet relativisht të dobëta kufitare.

Deri vonë, shqiptarët mund të hynin pa viza në Ekuador. Kjo politikë përfundoi kur Ekuadori prezantoi kërkesa më të rrepta për viza në vitin 2020, shkruan revista Americas Quarterly.


Sipas kësaj reviste, afërsisht 33 për qind e kokainës së kapur në Ekuador në vitin 2021 ishte e destinuar për tregjet evropiane, krahasuar me vetëm 9 për qind në vitin 2019. Ballkani është një qendër e re kyçe në këtë “tregti fitimprurëse ndërkontinentale” (me vlerë 10 miliardë dollarë në 2017), me bandat shqiptare që luajnë një rol gjithnjë e më të spikatur në të dy anët e ekuatorit, transmeton Telegrafi.

Si presidenti 36-vjeçar i Ekuadorit "me xhaketë lëkure" i shpalli luftë karteleve të drogës - dhe duket se e ka humbur atë
Lexo po ashtu Si presidenti 36-vjeçar i Ekuadorit "me xhaketë lëkure" i shpalli luftë karteleve të drogës - dhe duket se e ka humbur atë

Me operacionet kundër narkotikëve që po përhapen në Brazil, Kolumbi dhe Peru, Ekuadori është kthyer në një destinacion joshës për trafikantët e huaj. Korrupsioni lehtëson blerjen e dokumenteve false, si karta identiteti, pasaporta dhe leje eksporti. Shumica e kriminelëve të njohur shqiptarë jetojnë në Guayaquil, shpesh me identitete të rreme.

Mediat ballkanike nuk kursyen detaje se si kartelet shqiptare, kolumbiane, meksikane, madje edhe ruse po luftojnë për kontrollin e Guayaquil. Të paktën gjashtë shqiptarë kanë vdekur në “përleshje banditësh” në dekadën e fundit. Disa burime të inteligjencës ekuadoriane sugjerojnë se shqiptarët po rekrutojnë bandat dominuese lokale si ‘partnerët e preferuar’, ndërsa burime të tjera thonë se shqiptarët synojnë përfundimisht të kontrollojnë të gjithë zinxhirin e furnizimit.

Mafia shqiptare, dyshohet se përdor një mori mashtrimesh në tregtinë e drogës, nga përdorimi i kompanive false për dërgimin e kokainës në ngarkesat e bananeve, çajit dhe karkalecave e deri te klonimi i pullave doganore. Pak nga kjo do të ishte e mundur pa një “thumë” nga zyrtarët.

Shërbimet e inteligjencës ekuadoriane kanë mbajtur prej kohësh nën vëzhgim mafien shqiptare. Operacioni Ballkani në vitin 2014 përfundoi me arrestimin e kreut të grupit, Ramzi Azemi dhe 11 anëtarëve të tjerë të bandës, mes të cilëve shtetas të Shqipërisë dhe Ekuadorit.

Të armatosur futen në studion televizive gjatë transmetimit direkt, rrëmbejnë prezantuesit – dramë në Ekuador pas arratisjes së kreut të bandës së fuqishme
Lexo po ashtu Të armatosur futen në studion televizive gjatë transmetimit direkt, rrëmbejnë prezantuesit – dramë në Ekuador pas arratisjes së kreut të bandës së fuqishme

Policia dhe prokurorët ekuadoriane akuzuan organizatën për grumbullimin e kokainës në Guayaquil me destinacion Evropën. Azemi u arratis nga paraburgimi një muaj më vonë, u rishfaq në Evropë në vitin 2017 dhe më pas u arrestua në Gjermani.

Azemi ende përballet me akuza penale në Ekuador, duke përfshirë vrasjen e gruas së tij ekuadoriane dhe të arratisurit shqiptaro-malazez, Fadil Kaçaniq.

Autoritetet ekuadoriane ende nuk i kanë publikuar gjetjet e tyre në këtë rast apo madje nuk kanë pranuar praninë e shtetasve të huaj të lidhur me “mafien brutale ballkanike”.

Dy burime të ndryshme të inteligjencës shkuan aq larg sa sugjeruan “marrëveshje të nivelit të lartë” mes policisë ekuadoriane dhe mafies shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Kalo në kategori