LAJMI I FUNDIT:

Çifti nis bashkëjetesën, Çiljeta “braktis” karrierën për Alban Hoxhën

Çifti nis bashkëjetesën, Çiljeta “braktis” karrierën për Alban Hoxhën

Prej kohësh tashmë, historia e dashurisë mes Çiljeta Xhilagës dhe portierit të Partizanit, Alban Hoxha, është shndërruar në kryefjalën e mediave rozë.

Vitin e shkuar dyshja filloi të përflitej se kishin nisur një raport së bashku. Këngëtarja në atë kohë nuk pranoi të ndajë detaje me publikun, duke u shprehur se nuk dëshironte të fliste për jetën private.

Nga ana tjetër, Albani ishte ai që foli i pari, duke thënë se me Çilin ishin vetëm miq të mirë që ishin njohur nga fëmijët. Por që atëherë gjërat kanë ndryshuar shumë për këtë çift.

Do të ishte ditëlindja e këngëtares, në fillim të shkurtit, ajo që do të konfirmonte edhe njëherë dyshen e shumëpërfolur. E lumtur dhe në shoqërinë e Albanit, së bashku me mamanë e tij, Çiljeta do të postonte foto nga darka e ditëlindjes.

Sipas miqve të tyre të afërt, ata janë duke bashkëjetuar së bashku me fëmijët, shkruan suplementi “Bluetooth” i Gazetës Shqiptare.

“Tashmë lidhja ka marrë një tjetër rrjedhë, duke pasur një marrëdhënie serioze. Këngëtarja seksi është aq e angazhuar me koncerte, aq sa ka “braktisur” karrierën e saj. Mësohet se Çiljeta nuk ka qenë fare prezente në koncertet që artistët bëjnë si jashtë ashtu edhe brenda vendit.

Dalja e saj e fundit publike ishte te “Tu si que vales”, ku bëri moderatoren. Që nga sezoni veror, ku u rikthye shumë fuqishëm në skenë, ajo nuk ka sjellë asnjë këngë të re apo të ketë qenë prezente në koncerte. Me sa duket, lidhja e dashurisë ka tashmë gjithë kohën e Çilit.

Ndoshta është xhelozia e Albanit, apo nevoja për pushime ajo që e ka shkëputur nga skena prej disa muajsh. Megjithatë mund të themi me plot gojën që mungesa e këngëtares sonë të preferuar është ndjerë në jetën e natës, apo edhe në ekranet shqiptare.

Në trend Magazina

Më shumë
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Seriali

Seriali "The Gentlemen" është një sensacion në internet, por shikuesit janë të bezdisur vetëm nga një detaj i tij

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Kalo në kategori