LAJMI I FUNDIT:

Çifti bashkëshortor që kërkon rikthimin e iniciativës në ecje bamirësie (Video)

Çifti bashkëshortor që kërkon rikthimin e iniciativës në ecje bamirësie (Video)

Në krahun e djathtë të rrugës që lidh Gjilanin me Prishtinën, ekipi i Telegrafit takoi çiftin Njazi dhe Shehide Zymberi nga Gjilani, të cilët duke ecur me një çantë në shpinë dhe shishe me ujë në duar, destinacion kishin fshatin Llabjan.

Përgjatë rrugës janë kodra e male, të cilat qëndrojnë si dëshmitarë të moteve që kanë ecur thjesht në terma kohorë, derisa bashkëshortët thonë se ecja ju bën mirë për shëndetin.


Përveç kësaj, Njaziu bën të ditur për Telegrafin, se ecja ngre nivelin e energjisë dhe përmirëson gjendjen shpirtërore.

Sipas tij,  këtë rrugë e bëjnë dy herë në vit, në datat 6 maj dhe 8 nëntor.

Derisa kujdesen për shëndetin e tyre në këtë formë, ata kërkojnë përkrahje dhe solidarizim nga njerëzit e tjerë, duke ju bashkangjitur atyre, në mënyrë që kjo ecje të shndërrohet në të ardhmen në ecje bamirësie dhe mbledhje të fondeve për SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë.

“Është ide e mirë sikur kjo ecje të shndërrohej në një formë bamirësie. Në këtë aspekt kemi menduar që të kontribuojmë për  SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, duke u lidhur me ndonjë subjekt ekonomik, i cili do të ndihmonte në këtë rast”, theksoi Njaziu.

Ndërsa po arrin tek kilometri i njëzetë dhe sikur vërehen shenja të lodhjes në fytyrën e tyre, zoti Zymberi thotë si në shaka “s’është e thënë që njeriu vetëm kur ndjen se i është afruar pleqëria të ec”.

Zonja Zymberi rrëfen rrethanat para nisjes, duke thënë se pavarësisht motit që mbretëron në këto data, bashkë me bashkëshortin zgjohen para orës 7:00 të mëngjesit për t’u bërë gati dhe për të nisur ecjen e tyre.

“Ne kur duam të ecim nisemi në orën 7:00 dhe ecim prej Gjilanit deri në Llabjan. Përgatitemi, marrim ujë me vete, si dhe ndonjë çadër mos bie shi”, u shpreh ajo.

Të pyetur se çfarë kuptimi kanë për çiftin këto dy data, Njaziu tha: “Është mesi i pranverës dhe mesi i vjeshtës. Shën Mitri është diçka që lidhet me fenë jo myslimane. Unë jam mysliman, por nuk jam fanatik, kështu që Shën Mitri dhe Shën Gjergji i përkasin një feje që nuk është e jona. Në të njëjtën kohë më është dukur se jam duke e shfaq edhe tolerancën fetare që është karakteristike për ne. Këtë here edhe moti është shumë i përshtatshëm, nuk është vapë, por nuk është edhe ftohtë”.

Çifti Zymberi janë shpërblyer edhe nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) për vullnetarizëm dhe aktivizëm qytetar, në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim, Promovimi i Vullnetarizmit dhe Qytetarisë Aktive në Kosovë”.

Ndryshe, edhe pse duket sikur ndodhemi në cepin tjetër të botës, ndoshta nga lodhja, kemi kaluar vetëm 24 kilometra. Megjithatë, nuk është e nevojshme të kërkosh bukuritë natyrore në libra, ato janë fshehur vetëm pak më larg qytetit të Gjilanit, këtu në Llabjan./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori