LAJMI I FUNDIT:

Christian Eriksen arrin për teste mjekësore te Interi

Christian Eriksen arrin për teste mjekësore te Interi

Christian Eriksen ka arritur në Itali për ta kompletuar kalimin te Interi.

Mesfushori danez po transferohet te Nerazzurët nga Tottenham Hotspuri për një shumë rreth 20 milionë euro.


Ka disa javë që po raportohet se marrëveshja mes të dyja klubeve është arritur, ndërsa sot edhe zyrtarisht pritet që të kompletohet transferimi i Eriksen.

Danezi ka edhe gjashtë muaj kontratë me Spurs, por që këta të fundit e larguan lojtarin në mënyrë që mos ta humbin me parametra zero.

Interi fillimisht kishte refuzuar ta paguajë shumën e transferimit të lojtarit, mirëpo në garë për të ishin edhe disa skuadra.

Detajet nga marrëveshja për kalimin e Eriksenit tek Interi
Lexo po ashtu Detajet nga marrëveshja për kalimin e Eriksenit tek Interi

Kjo bëri që personi të shtohej në skuadrën italiane e që sot do t’i bëjë vizitat mjekësore të Eriksenit.

Transferimi pritet që të zyrtarizohet në ortë e pasdites, ndërsa do të jetë prurja e tretë e Antonio Contes, pas Victor Moses e Ashley Young. /Telegrafi/