LAJMI I FUNDIT:

Chrissy Teigen shtatzënë për herë të katërt pas gati dy vitesh nga aborti

Chrissy Teigen shtatzënë për herë të katërt pas gati dy vitesh nga aborti

Chrissy Teigen dhe John Legend po bëhen sërish prindër pasi pësuan një humbje tragjike gati dy vjet më parë.

Të mërkurën (3 gusht), modelja, 36 vjeçe, njoftoi në Instagram se është shtatzënë për here të katërt pasi iu nënshtrua IVF-së.

Në foto, ajo është e veshur me një bluzë të shkurtër dhe të brendshme me dantella duke shfaqur barkun e rrumbullakosur.

Foto: Chrissy Teigen/ Instagram

“Vitet e fundit kanë qenë paksa një mjegull emocionesh, por gëzimi ka mbushur shtëpinë dhe zemrat tona përsëri”, filloi shkrimin Teigen.

Teigen tutje pranoi se kishte frikë për shtatzëninë pas humbjes së fëmijës së saj të tretë në tetor 2020.

“Në çdo takim që i kam thënë vetes, ‘ok nëse është e shëndetshëm sot do ta zbuloj’, por më pas marr frymë lehtësuese për të dëgjuar një rrahje zemre dhe vendos se jam ende shumë nervoze”, shtoi ajo.

Foto: Chrissy Teigen/ Instagram

Modelja e rroba banje “Sports Illustrated” tha se ajo ende ndjen hezitim duke pasur parasysh humbjen e fëmijës së tretë të saj dhe Legend, Jack, por shpjegoi se si po i kalon ato emocione.

“Unë nuk mendoj se do të largohem ndonjëherë nga një takim me më shumë emocione sesa nerva, por deri më tani, gjithçka është perfekte dhe e bukur dhe ndihem shpresëdhënëse dhe e mrekullueshme, ka qenë shumë e vështirë ta mbaja këtë për kaq gjatë !”, tha Chrissy.

Në vjeshtën e vitit 2020, ndërsa Teigen ishte shtatzënë, bashkë-prezantuesja e “Lip Sync Battle” tha se ajo duhej të shtrohej në spital dhe të merrte transfuzion gjaku pasi kishte përjetuar gjakderdhje të tepërt.

Foto: Chrissy Teigen/ Instagram

“Jemi të shokuar dhe në llojin e dhimbjes së thellë për të cilën vetëm dëgjoni, atë lloj dhimbjeje që nuk e kemi ndier kurrë më parë. Nuk arritëm të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim foshnjës lëngjet që i nevojiteshin, pavarësisht qeseve me transfuzion gjaku. Thjesht nuk mjaftonte”, njoftoi Teigen në një postim zemërthyer në Instagram atë kohë.

Më shumë se një vit më vonë, Teigen njoftoi se po i nënshtrohej fekondimit ‘in vitro’ për të provuar të mbetej sërish shtatzënë. Ajo dhe Legend, kanë edhe dy fëmijë, Luna 6-vjeçare dhe Miles 4-vjeçare.

Foto: Chrissy Teigen/ Instagram

“Doja t’ju bëja të ditur se jam në një cikël tjetër IVF për të shpëtuar sa më shumë vezë që të mundem dhe shpresoj të krijoj disa embrione të forta dhe të shëndetshme”, ndau Teigen në Instagram në shkurt 2022.

Chrissy Teigen vesh të brendshme Gucci me vlerë 510 euro në njoftimin e shtatzënisë
Lexo po ashtu Chrissy Teigen vesh të brendshme Gucci me vlerë 510 euro në njoftimin e shtatzënisë

Producentja televizive u kërkoi gjithashtu ndjekësve të saj të mos e pyesnin nëse ishte shtatzënë, duke theksuar se kur kjo të ndodhte do të ishte ajo që do t’i tregonte drejtpërdrejt të gjithëve.

Në mars 2022, Teigen vazhdoi t’i mbante të gjithë të përditësuar për përparimin e saj, duke zbuluar në një intervistë me “Entertainment Tonight” se më në fund kishte përfunduar IVF-in. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Kalo në kategori