LAJMI I FUNDIT:

Chiellini thotë se e admiron Suarezin për kafshimin që i ia bëri në Kampionatin Botëror

Chiellini thotë se e admiron Suarezin për kafshimin që i ia bëri në Kampionatin Botëror

Autobiografia e Giorgio Chiellinit është plot me fraza të paharrueshme dhe detajet po publikohen pothuajse çdo ditë.

Gazeta “AS” ka zbuluar kapitullin në të cilin flet për kafshimin që i dha Luis Suárezi në Kupën e Botës “Brazil 2014”, pak para se uruguaiani të nënshkruante për Barçën.


Chiellini jo vetëm që e justifikon Suárezin, por shpjegon se pse e pëlqen atë që ka bërë ai.

“E vërteta është që unë e admiroj dinakërinë e tij. Nëse Suarez nuk do të kishte atë, ai do të ishte lojtar mesatar”, ka thënë Chiellini në autobiografinë e tij “In Giorgio”.

Mbrojtësi qendror italian ka thënë se edhe vetë di të bëjë gjëra të tilla në fushë, që nuk i quaj parregullsi.

Chiellini nuk kërkon që Suarez të pendohet, ndërsa thotë se incidente të tilla janë të kuptueshme.

Ai vlerëson se është i ngjashëm me Suarezin, ndërsa pëlqen të përballet me sulmues si ai.

“Kam biseduar dy ditë pas ndeshjes dhe ai nuk kishte nevojë të më kërkojë falje”.

“Edhe unë jam djallëzor në fushë dhe jam krenar për këtë. Dinakëria dhe keqdashja në një masë, janë pjesë të lojës. Nuk do t’i vlerësoja mashtrim. Ju duhet të jeni inteligjent për të tejkaluar kundërshtarin tuaj”, ka shkruar Chiellini.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori