LAJMI I FUNDIT:

Chiellini merr dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19

Chiellini merr dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19
(Foto: Twitter/Giorgio Chiellini)

Kapiteni i Juventusit dhe Italisë, Giorgio Chiellini, ka bërë të ditur se e ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Qendërmbrojtësi veteran e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale nga qendra J-Medical, ku e kishte marrë vaksinën.


Ai ka këshilluar të gjithë që të jenë pjesëmarrës në luftën kundër pandemisë së coronavirusit.

“Këtë mëngjes (e enjte) e mora dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19”, ka shkruar Chiellini në rrjetet sociale.

“Falë vaksinës dhe mbrojtjes individuale jemi duke luftuar për një rikthim në normalitet”.

“Të gjithë duhet bëjmë pjesën tonë, prandaj le të vaksinohemi për vetveten dhe t’i mbrojmë ata që janë më të brishtë”, ka thënë tutje mbrojtësi. /Telegrafi/