LAJMI I FUNDIT:

Cher flet më në fund për lidhjen e saj me të dashurin 40 vite më të ri në moshë: Dashuria nuk është matematikë

Cher flet më në fund për lidhjen e saj me të dashurin 40 vite më të ri në moshë: Dashuria nuk është matematikë

Cher ka mbrojtur lidhjen e saj me të dashurin Alexander Edwards, i cili është 40 vjet më i ri se ajo.

Interpretuesja e hitit “If I Could Turn Back Time”, 76 vjeçe, dhe i dashuri i saj, 36 vjeç, u takuan për herë të parë pothuajse dy muaj më parë dhe janë parë në shumë takime së bashku.

Cher pranoi se për shkak të diferencës së madhe në moshë, marrëdhënia e tyre ‘duket e çuditshme në shtyp’, shkruan DailyMail.

Mirëpo këngëtarja shtoi se të dy ishin të rritur dhe se ‘dashuria nuk njeh matematikë’.

Ajo publikoi një fotografi në Twitter të Alexanderit, ku ai shfaqej pa këmishë, dhe shkroi në mbishkrimin e saj: “Në shtyp kjo duket e çuditshme (të dy ne) A.E thotë se dashuria nuk njeh matematikë”.

Një fanse doli në mbrojtje të saj në përgjigje, duke thënë: “Nëse je e lumtur me Alexanderin, dua të them vërtet e lumtur, atëherë kujt i intereson?”.

“Lumturia e një personi nuk varet nga ajo që mendojnë apo thonë të tjerët. Thjesht mendimi im”, shkroi ajo.

Ajo gjithashtu zbuloi me pafytyrësi puthjen e çiftit ‘si adoleshente’ pasi një fans tjetër e pyeti se cilat ishin cilësitë më të mira të Alexandrit.

Cher u përgjigj: “Ai është i sjellshëm, i zgjuar, gazmor… dhe ne puthemi si adoleshentë”.

Të dy u takuan gjatë Javës së Modës në Paris, e cila u zhvillua nga 26 shtatori deri më 4 tetor, që do të thotë se ata janë bashkë prej gati dy muajsh.

Ata u panë për herë të parë të kapur për dore në restorantin e “Hollivudit Craig’s”, përpara se të shkonin në shtëpinë e Cherit në Malibu më 3 nëntor.

Ajo e konfirmoi romancën menjëherë me një postim në Twitter, teksa publikoi një fotografi të të dashurit të saj së bashku me një emoji zemre.

Interpretuesja e hiteve zbuloi se ajo trajtohet ‘si një mbretëreshë’ nga i dashuri i saj.

Këngëtarja, e cila tashmë e ka prezantuar Alexsandrin me familjen e saj, ka treguar se nuk e ka problem diferencën 40-vjeçare në moshë me të dashurin e saj.

Një fans i kërkoi asaj të konfirmonte lidhjen që ajo bëri me një seri emojish dhe shtoi se ata u takuan për herë të parë gjatë Javës së Modës në Paris muajin e kaluar.

Cher iu kundërpërgjigj tallësve në rrjetet sociale duke shkruar: “Unë nuk po mbrohem. Urrejtësit do të urrejnë… Nuk ka rëndësi që ne jemi të lumtur dhe nuk shqetësojmë askënd”.

Cher është dy herë e divorcuar dhe ka djalin, Chaz Bono, 53 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj të ndjerë Sonny Bono, i cili vdiq në vitin 1998 në moshën 62-vjeçare nga plagët e marra pasi u godit me një pemë gjatë skijimit.

Ajo ishte e martuar më vonë nga viti 1975 deri në vitin 1978 me këngëtarin e ndjerë Gregg Allman, i cili vdiq në vitin 2017 në moshën 69-vjeçare. Cher dhe Gregg patën së bashku djalin Elijah Blue Allman, 46 vjeç.

Alexander njihet më së shumti për lidhjen me ish-in e Kanye West, Amber Rose, 39 vjeçe, me të cilën ka djalin tre-vjeçar Slash Electric Alexander Edwards.

Alexander është nënkryetar i departamentit të artistëve dhe repertorit të kompanisë muzikore ‘Def Jam’, e cila ka në menaxhim artistë si: Rihanna, Justin Bieber, 2 Chainz, DMX dhe Jhene Aiko nën ombrellën e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori