LAJMI I FUNDIT:

Chelsea do ta blindojë Tomorin dhe Abrahamin

Chelsea do ta blindojë Tomorin dhe Abrahamin
Tammy Abraham dhe Fikayo Tomori (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Chelsea u ka ofruar kontrata të reja Fikayo Tomorit dhe Tammy Abrahamit pas startit impresionues në Ligën Premier.

Dyshja e The Blues po shkëlqejnë në ligën angleze, derisa janë ftuar edhe nga Gareth Southagte që të luajnë për Tre Lunaët në takimet për Euro 2020 ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë.


Tomori ka edhe dy vite kontratë me Chelsea, derisa në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Derby Conty që menaxhohej nga Frank Lampard, që është tani trajner i bluve.

Zyrtare: Callum Hudson-Odoi nënshkruan kontratën e re me Chelsean
Lexo po ashtu Zyrtare: Callum Hudson-Odoi nënshkruan kontratën e re me Chelsean

Kontrata e re do të bëjë që mbrojtësi anglez të fitojë një pagë më të lartë dhe tri vite të tjera në marrëveshje për ta vazhduar edhe për disa vite.

E njëjta gjë do të jetë edhe për Abrahamin  që është bërë sulmuesi kryesor i Chelseat, ndërsa kontrata javë më parë i kanë vazhduar edhe Mason Mount e Callum Hudson-Odoi. /Telegrafi/