LAJMI I FUNDIT:

Chelsea shpëton në fund, Hazard siguron një pikë ndaj Wolverhamptonit

Chelsea shpëton në fund, Hazard siguron një pikë ndaj Wolverhamptonit
Eden Hazard e barazoi rezultatin në minutat shtesë (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Chelsea i ka shpëtuar humbjes nga Wolverhampton Wanderers në minutat e fundit (1-1), në ndeshjen e zhvilluar para tifozëve në Stamford Bridge, e vlefshme për javën e 30-të në Ligën Premier.

Ishte një gjysmë e parë e zbehtë sa u përket rasteve nga të dyja skuadrat, prandaj edhe rezultati pas 45 minutave mbeti i pandryshuar.


Festa e lojtarëve të Wolverhamptonit pas golit ndaj Chelseat (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Rezultati u zhbllokua në minutën e 56-të. Raul Jimenez e mori një top në zonë, krijoi hapësirë dhe goditi për ta mposhtur portierin Kepa Arrizabalaga.

Në vazhdim, Blutë rrezikuan përmes Gonzalo Higuain, Pedro e Ruben Loftus-Cheek, mirëpo nuk arritën që të tregoheshin efikasë.

Një tjetër mundësi e pati Willian, mirëpo me gjithë përpjekjet dhe dëshirën për ta barazuar rezultatin, nuk ia doli.

Gonzalo Higuain në ndeshjen kundër Wolverhampton Wanderers (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Dhe kur pritej që vendasit ta humbin ndeshjen, në skenë doli Eden Hazard, i cili e barazoi rezultatin në minutat shtesë (90’+2).

Ky barazim e lë Chelsean në vend të gjashtë në tabelë, me një pikë prapa vendit të katërt që mbahet nga Manchester Unitedi. Skuadra e Wolverhampton Wanderers pozicionohet vetëm një pozitë më poshtë se Blutë, mirëpo ndodhet 13-të pikë prapa.

Në xhiron e ardhshme, Chelsea luan kundër Evertonit, ndërsa Wolves do të jenë të lirë (pasi është shtyrë ndeshja kundër Arsenalit). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori