LAJMI I FUNDIT:

Chelsea po përgatitë ofertë të lartë për Zaniolon

Chelsea po përgatitë ofertë të lartë për Zaniolon

E ardhmja e Nicolo Zaniolos vazhdon të jetë e paqartë, nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Roma.

Sulmuesi i talentuar italian ishte shumë i kërkuar edhe në verë, por nuk erdhi oferta e duhur dhe Roma nuk e lejoi largimin e tij.


Calciomercato ka shkruar se Zaniolo është objektivi kryesor i Chelseat për repartin e sulmit dhe londinezët do të tentojnë transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri i ri Graham Potter e pëlqen italianin dhe mund të bëjë përpjekje klubi londinez në janar.

Gjithnjë sipas mediumit italian Chelsea është gati të ofrojë 50 milionë euro në janar për transferimin e Zaniolos.

Roma po e bind Zaniolon për një kontratë të re dhe me rritje të ndjeshme të pagës
Lexo po ashtu Roma po e bind Zaniolon për një kontratë të re dhe me rritje të ndjeshme të pagës

Nuk përjashtohet mundësia që gjiganti anglez të përfshijë në ofertë edhe sulmuesin amerikan Christian Pulisic.

Roma nga ana tjetër po synon ta bind yllin e tyre për një kontratë të re, pasi ajo aktualja skadon në verën e vitit 2024. /Telegrafi/