LAJMI I FUNDIT:

Chelsea në ndjekje të Arbër Zenelit, e gjithë Evropa po vëzhgon yllin e Kosovës të cilit verës i skadon kontrata

Chelsea në ndjekje të Arbër Zenelit, e gjithë Evropa po vëzhgon yllin e Kosovës të cilit verës i skadon kontrata

Interesimi për yllin e përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, vetëm sa po shkon duke u rritur.

Tashmë skuadra elitare nga mbarë Evropa po vëzhgojnë anësorin e Heerenveenit i cili ka shkëlqyer këtë sezon me klubin dhe përfaqësuesen tonë.


Arbër Zeneli

Chelsea ka dërguar agjentë në Holandë për të përcjellur progresin e Arbër Zenelit.

Sky Sports raporton se 23 vjeçarit i mbaron kontrata gjatë verës dhe mund të jetë i tranferueshëm për vetëm pesë milionë funte dhe kjo ka atraktuar klubin londinez.

Të dielën, agjentë nga mbarë Evropë përfshirë edhe Galatasarayn, do të udhëtojnë drejt Amsterdamit, pasi Zeneli pritet që të startojë për Heerenveenin në duelin e madh ndaj Ajaxit.

Shumë skuadra po përcjellin Zenelin

Duket se janari nuk do të kalojë pa ndonjë ndryshim të klubit për Arbër Zenelin, pasi klubi i tij nuk preferon ta humbasë në parametra zero gjatë verës.

Zeneli është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë për paraqitjet e tij heroike në fanellën e përfaqësuses në sfidat e Ligës së Kombeve, prej të cilës Kosova ka arritur të krijojë mundësi për kualifikim historik në Euro 2020. /Telegrafi/