LAJMI I FUNDIT:

Chelsea merr një fitore të madhe në udhëtim te Leicester City

Chelsea merr një fitore të madhe në udhëtim te Leicester City

Chelsea ka fituar me rezultat 3-1 në udhëtim te Leicester City në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Ligën Premier.

Blutë kanë marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke dhënë shenja për një ngjallje të formës në kërkim të një vendi që dërgon në garat evropiane.


Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë vendasve, të cilët krijuan më shumë, por ishin mysafirët që shënuan dy gola, kundrejt një të Leicesterit.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 11-të me anë të Ben Chilwell, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Patson Daku (39’) u përkujdes për barazimin 1-1.

Kur pritej që ekipet të shkonin në pushim baras, në skenë doli Kai Havert, i cili shënoi një gol të bukur për 1-2.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, që krijuan shumë raste, por më konkret ishin mysafirët që shënuan edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 78-të me anë të Mateo Kovicic që shënoi për rezultatin përfundimtar 1-3.

Pas kësaj fitore, Chelsea e sheh veten në pozitën e 10-të me 37 pikë, ndërsa Leicesteri renditet i 16-ti me 24 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Blutë luajnë në shtëpi ndaj Evertonit, teksa Dhelprat udhëtojnë te Brentfordi. /Telegrafi/