Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola përballë Wolverhampton Wanderers në Molineux Stadium, në kuadër të javës së 18-të në Ligën Premier.
Pas 15 minutash lojë, Daniel Podence e futi topin në rrjetë, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Vendasit patën një tjetër mundësi shënimi kur Leander Dendoncker shfrytëzoi një harkim për të goditur me kokë, mirëpo intervenimi i Edouard Mendy ishte i mrekullueshëm.
(Foto: Twitter/Wolves)
Në gjysmën e dytë të takimit, një rast të mirë për Blutë e pati Christian Pulisic, mirëpo goditja e tij u prit nga portieri Jose Sa.
Barazimi e lë Chelsean në pozitën e tretë në renditje me 38 pikë, gjashtë më pak se lideri Manchester City.
(Foto: Twitter/Chelsea FC)
Wolverhampton Wanderers ndodhet në vend të tetë në tabelë me 25 pikë të arkëtuara, nga shtatë fitore, katër barazime dhe shtatë humbje. /Telegrafi/