LAJMI I FUNDIT:

Challandes: Nuk do të largohem nga Kosova, jam i lumtur që drejtoj këtë skuadër

Challandes: Nuk do të largohem nga Kosova, jam i lumtur që drejtoj këtë skuadër

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas humbjes me Spanjën (2-0), në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Ai ka thënë se nuk e mendon largimin nga Kosova, ndërsa ka kënaqësi që i drejton këta djem.


“Për ne, mund të them se kemi pasur një ndeshje të mirë. Kemi luajtur bashkë dhe shumë mirë në mbrojtje. Ekipi tentoi të shënoi dhe luajti me kurajo. Nuk shfrytëzuam situatat një me një”.

“Mendoj se jemi në një rrugë të mirë me një skuadër të mirë dhe ekipi bëri ndeshjen e mirë, por nuk i arriti që t’i konkretizojë rastet”.

“Ne kishim tri mundësi të mira për shënim dhe nuk i shënuam. Jo shumë skuadra mudn të arrijnë të krijojnë shanse kundër Spanjës. Ne kemi luajtur futboll dhe kemi bërë ndeshje të mirë”, ka thënë ai.

Krejt në fund ai është pyetur për mundësinë që të largohet nga Kosova pas kësaj kampanje, një gjë që ai nuk është përgjigjur.

“Jam i lumtur me ndeshjet por jo me pikët. Me kualitetin e lojës, me mentalitetin që kemi pasur mundësi që të kemi gjashtë pikë, pra me Greqinë. Jam mirë në Kosovë dhe nuk ka arsye që të largohem për momentin. Kam kënaqësinë që e drejtoj këtë skuadër”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori