LAJMI I FUNDIT:

Challandes flet për gjendjen e portierëve te Kosova: Do të vlerësojmë situatën e tyre

Challandes flet për gjendjen e portierëve te Kosova: Do të vlerësojmë situatën e tyre

Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar për dy ndeshjet e radhës.

Dardanët do të luajnë ndeshjet e para për këtë vit në Ligën e Kombeve. Gjendja e portierëve të Kosova nuk është aspak e mirë dhe ndoshta pika më e dobët në këto momente të vështira.


Arijanet Muriç nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga muaji shtator me Nottingham Forestin derisa Samir Ujkani ka qenë rregullisht zëvendësues te Torino dhe ka luajtur shumë pak.

Visar Bekaj ka luajtur rregullisht me Prishtinën, por niveli i Superligës nuk është në nivelin e dëshiruar.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se zgjedhjen do ta bëjë nga ajo çfarë do të shoh në stërvitje gjatë grumbullimit.

“Do të vlerësojmë gjendjen e portierëve, do të shikojmë potencialin e tyre dhe më pas do të vendosim se cilin portier do të luajmë“, ka thënë trajneri i Kosovës në një konferencë për medie të organizuar në Prishtinë”

“Nuk është e rëndësishme se sa kanë luajtur, e rëndësishme është që të shohim gjendjen e tyre dhe do të vendosim se cili portier do të luaj“, ka deklaruar Challandes.

Kosova do të përballet me 3 shtator ndaj Moldavisë në Itali, ndërsa tri ditë më vonë e pret Greqinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori