LAJMI I FUNDIT:

Challandes arrin në Kosovë, brenda ditës zyrtarizimi i tij si trajner i Përfaqësueses (Foto)

Challandes arrin në Kosovë, brenda ditës zyrtarizimi i tij si trajner i Përfaqësueses (Foto)

Bernard Challandes ka arritur në Kosovë dhe brenda orëve pritet të zyrtarizohet si trajner i ri i Përfaqësueses së Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosvës gjen më në fund pasuesin e Albert Bunjakit.


Ashtu siç e zbuloi edhe Supersport në momentin e hedhjes së shortit të Ligës së Kombeve, do të jetë një zviceran trajneri i ri i Kosovës.

Mediat zvicerane shkruajnë për trajnerin e ri të mundshëm të Kosovës
Lexo po ashtu Mediat zvicerane shkruajnë për trajnerin e ri të mundshëm të Kosovës

Bëhet fjalë për 66-vjeçarin Bernard Challandes, i cili ka zbarkuar në orët e fundit në aeroportin e Prishtinës siç mund ta shihni edhe në fotot që zotëron Supersport.

Në orët e ardhshme Challandes do t’u drejtohet zyrave të Federatës Kosovare të Futbollit [FFK] dhe në praninë e presidentit Fadil Vokrri do të nënshkruajë, kontratën që do ta lidhë me përfaqësuesen e Kosovës për të paktën 2 vitet e ardhshme.

Ekskluzive – Trajneri i ri i Përfaqësueses do të jetë njeriu më i paguar në Kosovë
Lexo po ashtu Ekskluzive – Trajneri i ri i Përfaqësueses do të jetë njeriu më i paguar në Kosovë

Challandes, i cili ka drejtuar shumë klube të njohura në Zvicër, si Zurich, Young Boys apo Sion, në nivel kombëtaresh ka qenë trajneri i Armenisë në vitet 2014 dhe 2015 dhe u shkarkua nga detyra pas humbjes në Elbasan Arena me rezultatin 2-1 pikërisht ndaj Shqipërisë që në atë periudhë drejtohej nga Gianni De Biasi.

Merr fund kështu dilema se cili do të jetë trajneri i ri i Kosovës pasi tashmë të gjitha rrugët të çojnë te 66-vjeçari zviceran Bernard Challandes.

Në trend Sport

Më shumë
Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Tenis

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Premier League
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Ligue 1
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori