LAJMI I FUNDIT:

Çfarë tha Greenwood për Cristiano Ronaldon para kthimit të tij në Manchester United

Çfarë tha Greenwood për Cristiano Ronaldon para kthimit të tij në Manchester United

Mason Greenwood , një futbollist që ngelet ende i përjashtuar te Manchester United, pavarësisht se akuzat për tentativë përdhunimi dhe sulmi kundër kanë rënë, e ka parë ngecjen e karrierës së tij në moshën 21-vjeçare.

Një raportim nga The Athletic ka nxjerrë informacione të reja në lidhje me fazat e hershme të karrierës së sulmuesit para se ai të akuzohej për tentativë përdhunimi, sulm që shkaktoi dëmtime trupore dhe përfshirje në sjellje kontrolluese dhe shtrënguese. Të gjitha akuzat kishin të bënin me të njëjtën grua.


Prokuroria në Britaninën e Madhe ndërpreu akuzat kundër Greenwood në shkurt për shkak të tërheqjes së dëshmitarëve kryesorë dhe mundësive minimale për një dënim.

United pranon oferta për Greenwoodin - ky është vendimi i Ten Hag
Lexo po ashtu United pranon oferta për Greenwoodin - ky është vendimi i Ten Hag

Detajet kanë filluar të dalin se si Greenwood organizonte rregullisht festa gjatë pandemisë me COVID-19 dhe policia kishte kontaktuar me Manchester United për sjelljen e yllit të tyre, në vend që të merrej drejtpërdrejt me të.

Një burrë që jetonte ngjitur me pronën e marrë me qira tha për The Athletic: “Muzika vazhdonte deri në 4 të mëngjesit ose 5 të mëngjesit, duke më mbajtur zgjuar. Shtëpia dridhej dhe kishte shumë të bërtitura dhe të qeshura. Një natë një grupi i fëmijëve ishin në derën e përparme duke bërtitur: ‘ Mason Greenwood, nuk na intereson kush je. Ti je futbollist i ndyrë. Na lejo të hyjmë ose do të të thyejmë këmbët’”.

Manchester United del me vendim të ri për Mason Greenwood
Lexo po ashtu Manchester United del me vendim të ri për Mason Greenwood

Dëshmi të ndryshme nga ata në klub kanë zbuluar detaje rreth qëndrimit të Greenwood. Ai dikur iu referua Cristiano Ronaldos si një sulmues ‘i vdekur’, duke lënë të kuptohet se ai nuk ishte më efektiv.

Ai gjithashtu thuhet se ‘nuk kishte turp t’i tregonte dikujt se ata si ekip me të ishin të dështuar’, sepse e vlerësonte vetën më shumë se bashkëlojtarët e tij te United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori