Kjo nuk është hera e parë që drejtuesit shtetërorë po ballafaqohen me dilemën nëse duhet të hapen shkollat ose jo gjatë periudhës së pandemive.
Gjatë pandemisë së gripit së vitit 1918, edhe pse bota ishte një vend shumë më ndryshe, diskutimet ishin po aq të ndezura, raporton CNN.
Kjo pandemi vrau rreth pesë milionë njerëz në të gjithë botën, përfshirë 675 mijë amerikanë, para se të mbaronte.
Gjersa shumica e qyteteve mbyllën shkollat e tyre, tre vendosën t’i mbajnë të hapura – New Yorku, Chicago dhe New Haven, sipas historianëve.
Vendimet e zyrtarëve shëndetësorë në ato qytete bazoheshin kryesisht në hipotezën e zyrtarëve të shëndetit publik se studentët ishin më të sigurt në shkollë, transmeton Telegrafi.
New Yorku kishte pothuajse një milion fëmijë shkollorë në vitin 1918 gjersa rreth 75 për qind prej tyre jetuan në banesa, të mbipopulluara, shpesh jo-sanitare, sipas një artikulli të vitit 2010 të Raportit të Shëndetit Publik të revistave zyrtare – “US Surgeon General” dhe “US Public Health Service”.
“Për studentët nga rrethinat e qytetit njujorkez, shkolla ofroi një mjedis të pastër, të ajrosur mirë, ku mësuesit, infermierët dhe mjekët tashmë praktikuan inspektime mjekësore të plota”, sipas artikullit.
Studentët nuk u lejuan të mblidheshin jashtë shkollës dhe në rast se ndodhte një gjë e tillë, duhej të raportoheshin menjëherë te mësuesi i tyre, sipas Markel Copelandit.
Mësuesit kontrolluan studentët për çdo shenjë të gripit gjersa studentët që kishin simptoma izoloheshin.
Nëse studentët kishin ethe, dikush nga departamenti i shëndetësisë do t’i dërgonte në shtëpi gjersa zyrtari i shëndetësisë do të gjykonte nëse ka kushte të përshtatshme për “vetizolim dhe kujdes”, sipas Raporteve të Shëndetit Publik. Nëse jo, ata dërgoheshin në një spital.
Argumenti në Chicago për t’i lënë hapur shkollat për 500 mijë nxënës ishte i njëjtë: mbajtja e shkollave të hapura do t’i mbante fëmijët larg rrugëve dhe të rriturve të infektuar.
Nëse distanca sociale do të ishte e dobishme, atëherë do të luftohej më mirë pandemia pasi që mungesa në shkolla u rrit gjatë pandemisë, ku një zyrtar i shëndetit publik të Chicagos e quante edhe “fluphobia” midis prindërve.
Pjesë e strategjisë së Chicagos ishte të sigurohej qarkullimi i ajrit të pastër në shkolla.
Dhomat e shkollës mbinxeheshin gjatë dimrit në mënyrë që dritaret të mund të hapeshin në çdo kohë, sipas një letre të vitit 1918 nga Departamenti i Shëndetit i Chicagos.
Gazeta arriti në përfundimin se një analizë e të dhënave tregonte se “vendimi për hapjen e shkollave të këtij qyteti gjatë epidemisë së fundit të gripit ishte justifikuar”.
New Yorku “nuk bëri më të keqen, por nuk bëri as më të mirën”, tha Markel, duke shtuar se Chicago ishte pak më e mirë.
Hulumtimet treguan se qytetet që zbatuan karantimin dhe izolimin, mbylljet e shkollave dhe ndalimet e tubimeve publike treguan se kaluan më mirë.
Ekspertët e shëndetit publik, përfshirë Markelin, shprehen se COVID-19 nuk është grip, i cili ishte një sëmundje e njohur në vitin 1918. Akoma ka shumë për të mësuar rreth coronavirusit të ri dhe sëmundjes që shkakton, COVID-19. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot
Aviokompania amerikane vazhdimisht regjistron gabimisht 101-vjeçaren si fëmijë
Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur