LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodh kur lë zemrën atje ku ke studiuar?

Çfarë ndodh kur lë zemrën atje ku ke studiuar?

Një gjuhë tjetër, një klimë tjetër, një ajër tjetër…mendohet që të bëjnë të marrë malli për vendin gjatë javëve të para të studimeve jashtë. Po si i bëhet, kur edhe pas gjashtë muajsh ke shumë mall...tani që je kthyer?

Nuk ke më mall për gjellët e mamit, apo shijen e frutave që nuk i gjen si këto jashtë shteti, por je nostalgjike për çdo çast.

Të studiosh jashtë është një pushim i gjatë nga çdo gjë shqiptare. Është koha kur ti i lejon vetes që studimi të vijë i dyti sepse jeta sociale është më e rëndësishme, për të mësuar kulturën e vendit ku shkon dhe për t’u mësuar me botën rreth teje brenda pak muajsh.


Çfarë ndodh, gjithsesi, kur studimet jashtë të ndikojnë shumë më tepër sesa ca pushime të zgjatura? Çfarë ndodh kur përvojat e huaja përplasen me realitetin kur kthehesh në shtëpi dhe askush nuk e kupton çfarë po kalon?

Nëse nis të angazhohesh mund të jetë në rregull përderisa rigjen disa miq dhe familjen. Megjithatë ti nuk harron dot çfarë ka ndodhur muajt e kaluar.

Përsërit orë pas ore kujtimet që ke në kokë: kërcimet në klubin e preferuar në Londër, leximet në librarinë James Joyce në Paris që ishe mësuar të vizitoje dhe shëtitjet në qendër të qytetit me shoqet e banesës.

Më e rëndësishmja, nuk e kishe menduar që do bije në dashuri. Si kur dashurohesh me një djalë nga Irlanda që je puthur në pub një mbrëmje tetori dhe keni folur në Skype çdo ditë për gati tre vjet më pas, ose thjesht me shtetin mikpritës, të biesh në dashuri ndërsa studion jashtë, është e thjeshtë.

Nuk ka asgjë për të ardhur turp. Për një periudhë, ajo ka qenë jeta jote.

Shumë njerëz i shohin studimet jashtë si një periudhë e rëndësishme. Është një periudhë në jetë kur je e lirë të bësh çfarë të duash, të dalësh me dikë e mos t’i thuash askujt, ta injorosh detyrën e fundit deri një natë para afatit final dhe t’i kalosh fundjavat në shtete të tjera.

Megjithatë studimet jashtë janë shumë më tepër sesa të pish dhe të shkosh në festa. Kjo është koha kur mëson më shumë për veten. Del nga zona e rehatisë duke ngrënë darkë vetëm në një restorant me kuzhinë lokale, rezervon një fundjavë jashtë pa shoqet dhe nuk ke frikë të rrish vetëm në shtetin pritës kur shoqja e banimit ikën në vendlindje.

Çfarë është më e rëndësishmja, mos ki frikë të biesh në dashuri. Dhe nëse dashurohesh me një të huaj, mos lejo që distanca dhe mendimet e të tjerëve të të pengojnë të ndjekësh zemrën.

Askush nuk do e kuptojë plotësisht përvojën e jetës në Irlandë, Francë, Gjermani apo Norvegji.

Këto kujtime që i ke ndërtuar me njeriun që do ose me vendin që dashurove, do jenë gjithmonë të tuat dhe duhet t’i ruash. Është normale të mërzitesh kur sheh fotot, vite më vonë dhe të mbushen sytë me lot. Ai ka qenë realiteti yt. Do jetë gjithmonë pjesë e jotja.

Është normale të kesh një listë të të gjithë pub-eve ku rrije me miqtë deri në orët e para të mëngjesit, është normale të shohësh edhe baret tipike të universitetit që ju dukeshin shumë të mërzitshme. Nuk do kesh një tjetër kohë si ajo. Ti po kalon një shok kulturor të përmbysur. Nuk ka mënyrë për ta kuruar këtë shok. Mbaje fort kohën që ke kaluar jashtë vendit dhe bindu që ato kujtime askush nuk mund të t’i largojë.

Irlandë, Spanjë, Angli e çfarëdo shteti tjetër që ke vizituar do jetë gjithmonë aty, por, ai nuk do jetë njëlloj, ashtu si dhe ti nuk je më e njëjta që kur je kthyer nga jashtë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Astrologji
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori