Afrika e Jugut, Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka janë tre vendet kryesore, ku po rriten rastet me variantin Omicron, më pak se një muaj pasi u zbulua për herë të parë.
Kryeministri britanik, Boris Johnson po u kërkon qytetarëve të vaksinohen me dozat e treta pas rritjes së numrave të të infektuarve me coronavirus.
Ndërkohë, në Afrikën e Jugut, studiuesit thonë se të dhënat e hershme sugjerojnë se Omicron shkakton simptoma më të buta – por është ende e paqartë se sa rol luan imuniteti nga vaksinimi ose infeksioni i mëparshëm, raporton cnn.
Danimarka po shqyrton kufizime të reja në një përpjekje për të kontrolluar një mori rastesh të reja.
Pra, çfarë mund të mësojnë vendet e tjera nga përvoja e tyre?
Pavarësisht se shumë vende kanë vendosur një sërë kufizimesh udhëtimi, varianti është përhapur me shpejtësi në mbarë globin.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konferencë shtypi të martën se 77 vende kanë konfirmuar rastet me Omicron dhe “realiteti është se Omicron është ndoshta në shumicën e vendeve, edhe nëse nuk është zbuluar ende”, transmeton Telegrafi.
“Omicron po përhapet me një ritëm që nuk e kemi parë me asnjë variant të mëparshëm”, tha Tedros duke shtuar se “Ne jemi të shqetësuar se njerëzit po e konsiderojnë Omicron si të butë. Sigurisht, ne kemi mësuar deri tani se ne e nënvlerësojmë këtë virus në rrezikun tonë”.
Ai shtoi se edhe nëse Omicron shkakton sëmundje më të butë, “numri i madh i rasteve mund të kapërcejë edhe një herë sistemet e papërgatitura shëndetësore”.
Varianti tashmë është zbuluar në 36 shtete të SHBA-së, duke përfshirë Uashington DC dhe Porto Riko.
“Unë imagjinoj se Omicron do të jetë kudo së shpejti”, tha për CNN-in, Michael Head, një studiues i lartë në shëndetin global në Universitetin e Southampton të Anglisë.
“Dhe do të ketë shumë Omicron përreth që shumica e vendeve nuk e kanë zbuluar ende, pjesërisht sepse sistemet e testimit dhe kapacitetet gjenomike mund të jenë të kufizuara”, shtoi ai.
Ndërkohë, fqinji i Kosovës, Mali i Zi gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar rastet e para të infektimit të njerëzve me variantin Omicron të COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDemografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë