LAJMI I FUNDIT:

Çfarë motori ka vetura shqiptare Illyrian TSX?

Çfarë motori ka vetura shqiptare Illyrian TSX?

Ditë më parë u prezantua vetura e parë shqiptare Illyrian TSX e projektuar nga sipërmarrësi nga Kosova, Qëndrim Thaçi.

Vetura u prezantua në qytetin e Torinos në Itali në kuadër të ekspozitës së TREDITECH, transmeton Telegrafi.

Shqiponja dykrenare, në logon e super-veturës shqiptare të Qëndrim Thaçit që do ta sfidojë Lamborghini e Ferrarin
Lexo po ashtu Shqiponja dykrenare, në logon e super-veturës shqiptare të Qëndrim Thaçit që do ta sfidojë Lamborghini e Ferrarin

Automjeti hyn në kategorinë e hiper-makinave dhe sipas Thaçit, kjo veturë pritet të renditet në mesin e pesë më të shpejtave në botë.

Por, çfarë motori ka kjo makinë?

Sipas Arrera Automobili, ku CEO i kësaj kompanie është vetë sipërmarrësi kosovar, Illyrian TSX ka një motor 3.0 litërsh V6 (me gjashtë cilindra në formë V-je) Twin Turbo, “flat plane” që gjeneron deri në 950 kuaj fuqi.

Shqiptari nga Kosova që bëri histori me projektimin e Illyrian TSX, makinës që do të jetë në mesin e pesë më të shpejtave në botë
Lexo po ashtu Shqiptari nga Kosova që bëri histori me projektimin e Illyrian TSX, makinës që do të jetë në mesin e pesë më të shpejtave në botë

Si rrjedhojë, kjo veturë mund të arrijë shpejtësinë maksimale deri në 375 kilometra në orë.

Illyrian TSX me këto specifika synon t’u bëjë konkurrencë brendeve të njohura sikurse Ferrari dhe Lamborghini. /Telegrafi/