LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mendon Koreja e Veriut për luftën e Rusisë në Ukrainë – dhe ‘sa afër’ janë Putin dhe Kim?

Çfarë mendon Koreja e Veriut për luftën e Rusisë në Ukrainë – dhe ‘sa afër’ janë Putin dhe Kim?

Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Korenë e Veriut për “dërgimin e fshehtë” të një “numri të konsiderueshëm” predhash artilerie në Rusi për të mbështetur përpjekjet e saj të luftës.

Por çfarë ka thënë Koreja e Veriut për luftën në Ukrainë dhe çfarë marrëdhënie kanë të dy vendet?


Para fillimit të agresionit rus në Ukrainë, në fund të shkurtit, Koreja e Veriut ishte aleate e Rusisë dhe kishte shprehur mbështetjen për aneksimin e Krimesë në vitin 2014.

Dhe kjo nuk ka ndryshuar që nga shkurti.

Vetëm disa ditë pasi Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë, Koreja e Veriut fajësoi për luftën “politikën hegjemoniste” të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit.

Kievi ndërpreu lidhjet me këtë vend pasi ai njohu zyrtarisht dy republika të vetëshpallura të të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore si shtete të pavarura – Donetsk (DPR) dhe Republikat Popullore të Luhanskut (LPR), në rajonin Donbas të Ukrainës.

Në javët e fundit, Koreja e Veriut ka deklaruar gjithashtu mbështetjen e saj për aneksimin e paligjshëm të Rusisë të katër pjesëve të Ukrainës – dhe akuzoi SHBA-në për aplikimin e “standardeve të dyfishta të ngjashme me gangsterët” në ndërhyrjen në punët e vendeve të tjera.

Ndërsa sa i përket liderëve, presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij i Phenianit Kim Jong-Un duket se janë në “marrëdhënie komode”.

Në tetor, Kim madje i dërgoi një urim për ditëlindjen Putinit, duke e uruar atë për “’shpartallimin’ e sfidave dhe kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori