LAJMI I FUNDIT:

Çfarë i ka dhuruar John Kennedy Mbretëreshës Elizabeth: Për këtë dhuratë edhe sot flitet! (Foto)

Çfarë i ka dhuruar John Kennedy Mbretëreshës Elizabeth: Për këtë dhuratë edhe sot flitet! (Foto)
Queen Elizabeth smiles at President John F. Kennedy during a state dinner at Buckingham Palace.

Elizabeth dhe John Kennedy janë takuar vetëm njëherë, kur kryetari më 1961 ka vizituar Pallatin Buckingham.

Kur jeni mbretëreshë, atëherë ju mbulojnë me dhurata të shtrenjta nga të gjitha anët e botës. Mirëpo, për më shumë se 60 vjet “të stazhit të punës”, Mbretëresha britanike Elizabeth, ka marrë dhurata argjendi, ari, vepra arti, vepra artistike punëdore dhe dhurata të llojllojshme nga përfaqësues të shteteve të tjera.


Dhuratën të cilën e ka marrë nga ish-kryetari amerikan John Kennedy, përfundimisht është unike.

Elizabeth dhe John Kennedy janë takuar vetëm njëherë kur kryetari ka vizituar Pallatin Buckingham, shkruan revista People.

Kryetari për atë rast i ka dhuruar Mbretëreshës fotografinë e tij në kornizë të argjendtë Tiffany & Co. në të cilën është shkruar ky tekst:

“Për Madhërinë e saj Mbretëreshën Elizabeth II, me mirënjohje dhe respektim të thellë, John Kennedy”, transmeton Telegrafi.

Duket që John nuk e ka bërë këtë vetëm me hamendje dhe rastësisht, por për shkak se ishte fjala për takim joformal, andaj ka vendosur që “dhuratën e vërtetë” ta ruajë për ndonjë vizitë tjetër të ardhshme, e cila, fatkeqësisht, kurrë nuk ka ndodhur.

Kennedy është vrarë dy vjet pas njohjes me Elizabethën, ndërkaq ajo fotografinë e ruan akoma si kujtim të takimit të tyre të parë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!

Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!

Stil
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?

Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?

Lifestyle
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni

E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Të gjithë do të donin të kalonin nëpër kryqëzim, por kush do të kalojë i fundit?

Të gjithë do të donin të kalonin nëpër kryqëzim, por kush do të kalojë i fundit?

Stil
Kalo në kategori