LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është ‘Frymëmarrja e Hënës’ që thonë se ndihmon me pagjumësinë

Çfarë është ‘Frymëmarrja e Hënës’ që thonë se ndihmon me pagjumësinë

Hulumtimi i një kompanie dyshekësh ka treguar se teknika e lashtë e “frymëmarrjes së Hënës” i ndihmon njerëzit të flenë më shpejtë

Kjo metodë ka ndikim direkt në çrregullimet e gjumit që lidhen me ankthin dhe jo vetëm.


Çfarë është frymëmarrja e hënës?

Frymëmarrja e hënës është një teknikë e lashtë joge që përfshin rregullimin e frymëmarrjes.

Me pak fjalë: “Ju mbyllni vrimën e djathtë të hundës dhe merrni frymë nga e majta,” shpjegon ekspertja e jogës Gemma Nice.

Thuhet se vrima e majtë e hundës ndihmon në qetësimin e sistemit nervor.

Si mund të ndihmojë frymëmarrja e Hënës me pagjumësinë?

Teknika ju ndihmon të rregulloni frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe sistemin nervor, duke ju bërë të ndiheni të qetë, të relaksuar dhe të përgjumur pa e pasur mendjen te puna, emailet e palexuara, presionet për të ardhmen etj.

Kjo metodë bën që ju të ndiheni të qetë dhe të çlironi emocionet nga stresi dhe ankthi.

Si ta realizoni?

▪ Uluni drejt ose shtrihuni, zgjidhni qëndrimin që është më i rehatshëm për ju
▪ Mbyllni sytë dhe imagjinoni sikur po notoni në pishinë me ujë të ftohë
▪ Mbyllni anën e djathtë të hundës me gishtin e madh të dorës së djathtë
▪ Merr frymë përmes vrimës së majtë të hundës dhe më pas mbylleni atë me gishtin e katërt të dorës së djathtë
▪ Rregulloni frymëmarrjen dhe vazhdoni ta përsërisni këtë veprim për disa minuta

Shpresojmë që ju dhe mendja juaj të ndiheni më pak të lidhur me realitetin dhe botën e jashtme e të bëni një gjumë të qetë.

#learnontiktok #tiktokpartner #breathwork #healing ♬ original sound – stephaniemarieotto

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori