LAJMI I FUNDIT:

Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve pas zbritjes së 10 pikëve?

Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve pas zbritjes së 10 pikëve?

Për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, Juventusi duhet të fitojë ndeshjet e mbetura kundër Milanit dhe Udineses, duke shpresuar që Roma dhe Atalanta të mos bëjnë të njëjtën gjë në dy ndeshjet e fundit të sezonit dhe kuqezinjtë të mos mundin Hellas Verona.

Juventusi do të presë Milanin në Allianz Stadium këtë të diel përpara se të vizitojë Udinesen në Dacia Arena në ndeshjen e fundit të sezonit 2022-2023.


Milani aktualisht ndodhet në vendin e katërt në tabelë me 64 pikë, tre më shumë se Atalanta, katër më shumë se Roma dhe pesë më shumë se Juventusi.

Zyrtare: Juventusit i hiqen 10 pikë
Lexo po ashtu Zyrtare: Juventusit i hiqen 10 pikë

Djelmoshat e Stefano Piolit do të luajnë me Hellas Verona në San Siro në ndeshjen e fundit të sezonit. Milani mundi Juventusin 2-0 në San Siro në tetor, kështu që nëse Juventusi fiton me një gol të dielën, kuqezinjtë mund të barazojnë kundër Veronës në ndeshjen e fundit të sezonit dhe të kualifikohen në Ligën e Kampionëve nëse përfundojnë me pikë të barabarta me Bianconerët.

Nëse Juventusi fiton me më shumë se dy gola kundër Milanit, ata do t’i detyrojnë kuqezinjtë të fitojnë kundër Veronës për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, me kusht që Juve të mposht Udinesen.

Deklarata zyrtare e Juventusit pas heqjes së 10 pikëve
Lexo po ashtu Deklarata zyrtare e Juventusit pas heqjes së 10 pikëve

Roma do të vizitojë Fiorentinën në Stadio Artemio Franchi në ndeshjen e radhës në ligë dhe më pas Spezian në shtëpi. Në mes, Giallorossët do të luajnë finalen e Ligën së Evropës kundër Sevillas.

Atalanta do të luajë me Interin në udhëtim dhe me Monzën në shtëpi në dy ndeshjet e fundit të sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori