Dyzet sekonda pa përfunduar ndeshja, rezultati ishte i barabartë, dhe kur të gjithë menduan se gjakovarët do të dilnin nga kjo ndeshje me fitore, ishin 1.7 sekondat e fundit ata që kthyen rezultatin në të mirë të Bashkimit për 1 pikë. Prizrenasit fituan faul, që nisi pas një “Time-Out”-i, dhe topi shkoi në duart e Dragomir Marojevic, të cilit nuk iu dridh dora dhe shënoi dy pikë të rëndësishme që të ktheheshin në shtëpi me fitore.

Sa i përket lojës, Bashkimi ishte në epërsi të konsiderueshme në pjesë të parë të ndeshjes duke e përfunduar atë 35-50. Mirëpo djelmoshat e Jeton Nixhës arritën të kthehen në lojë dhe vetëm fati në fund ua mohoi atë.


Me këtë fitore, Bashkimi ngrit bilancin në 4 fitore e 1 humbje, derisa Vëllaznimi pas dy fitoreve me radhë në Superligë, pëson humbje.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua mbrëmë, Peja ka triumfuar kundër Kastriotit me rezultat të lartë 100-81. Pejanët ishin favorit për këtë ndeshje dhe asnjëherë fitorja e tyre nuk qe në diskutim. /Telegrafi/ 

 
telegrafi sport app