LAJMI I FUNDIT:

Çfarë dimë deri tash për sulmin në Parlamentin e Britanisë

Çfarë dimë deri tash për sulmin në Parlamentin e Britanisë

Si rrodhi sulmi në parlamentin britanik?

-Një polic u sulmua nga një sulmues i cili më pas u qëllua nga policia, gjatë një incidenti  brenda kordonit të sigurisë në parlamentin britanik.


– U shfaqën fotografitë e një numri viktimash në Urën e Westminsterit, afër ndërtesave të parlamentit. Këto viktima duket të jenë goditur nga një veturë.

Të tjera imazhe, të nxjerra nga ndërtesa e Pallatit të Westminsterit, shfaqin ndihmësit mjekësorë duke i trajtuar viktimat brenda Old Palace Yard, në brendi të kordonit të sigurisë.

-Scotland Yard tha se sulmi në Westminster po trajtohej si “incident terrorist deri sa të dimë diçka tjetër”.

-House of Commons është mbyllur, me shumë deputetë të mbyllur në dhomat e Common-it, pasi që puna në parlamentit ishte ndalë.

-Lideri i House of Commons, David Lidington deklaroi se kishte ndodhur një incident serioz brenda pronës parlamentare.

– “Duket se një oficer policor është therë,  dhe se sulmuesi i dyshuar është qëlluar nga policia. Një ambulancë ajrore është në vendin e ngjarjes duke i larguar viktimat. Ka raporte për incidente të tjera në fqinjësi”, kishte thënë Lidington.

-Minuta pas incidentit, një helikopter emergjent ateroi në Sheshin e Parlamentit. Mjekët e ambulancës ajrore po i trajtojnë viktimat brenda Old Palace Yard, dhe brenda Urës së Westminsterit.

-Kryeministrja Theresa May ështe evakuuar sigurt nga ndërtesa e Parlamentit dhe po largohet nga aty.

-Shërbimi i ambulancës së Londrës tha se ishte thirrur për të shkuar në Urën e Westmisnterit në ora 14:40, me grupin e parë që kishte arritur për gjashtë minuta. Është deklaruar si incident madhor.

-Edhe ambulanca, edhe policia metropolitane kanë apeluar për publikun që të thërrasë në numrin 999 për çdo urgjencë, transmeton klankosova.

-London Eye, që gjendet karshi parlamentit në anën tjetër të Urës së Westmisnterit, është mbyllur po ashtu. Disa madje kanë mbetur brenda saj.

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori