Çështja ''Kazandoll'', Qeveria është e gatshme për të prishur kontratën (Video)

Çështja e minierës ''Kazandoll'' është në pritje të nënshkrimit të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev i cili duhet të jep aprovim për të prishur marrëveshjen me kompaninë ''Sardich'', njofton TV24, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Për këtë minierë, Qeveria e Maqedonisë po respekton vullnetin e banorëve të komunave Dojran dhe Bogdanci pasi ata më herët kishin ngritur iniciativë për të mbyllur punën. Prishja e marrëveshjes me kompaninë është mos respektimi i dispozitave të kontratës dhe për këtë nuk janë plotësuar as kushtet e punës.
Në rast se prishet marrëveshja, ''Sardich'' do ta padis shtetin në Gjykatën e arbitrazhit në Londër dhe për këtë do të kërkojë 380 milionë euro. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































