LAJMI I FUNDIT:

Cesc Fabregas zbulon bisedën e parë që kishte me Mourinhon kur u transferua te Chelsea

Cesc Fabregas zbulon bisedën e parë që kishte me Mourinhon kur u transferua te Chelsea

Cesc Fabregas është rikthyer të zbulojë për bisedën e parë që kishte me Jose Mourinhon kur u transferua te Chelsea.

Special One kishte arritur të transferonte mesfushorin spanjoll nga Barcelona, derisa pas tij kishte arritur edhe Diego Costa nga Atletico Madridi.


“Në ditën e parë kur u takova me të, më tha: ‘Më duhen dy lojtarë'”, ka zbuluar Fabregas.

“‘Do të transferojë Diego Costa dhe ti ke arritur tashmë’. Ai më hodhi një letër duket më thënë se kjo skuadër do të fitonte Ligën Premier.

“Thibaut Courtois tashmë kishte arritur në skuadër dhe unë u transferova te Chelsea”, ka shtuar më tej spanjolli.

33-vjeçari kishte nënshkruar kontratë pesëvjeçare me The Blues, derisa me Mourinhon arritën të fitonin ligën angleze. /Telegrafi/