LAJMI I FUNDIT:

​Certifikohen 200 të rinj për teknologji informative, Osmani: Kosova vatër e inovacionit

​Certifikohen 200 të rinj për teknologji informative, Osmani: Kosova vatër e inovacionit

Certifikohen mbi 200 të rijnë të trajnuar në fushën e teknologjisë informative dhe digjitale në kuadër të projektit “ICT For Kosovos Growth”, semestri Vll me radhë për këtë vit.

Të rinjtë u certifikuan në trajnimet e moduleve më të avancuara të gjuhëve programuese si “Web Dev Prof, Big Data, Inteligjencë Artificiale”


Me këtë rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi Kosova është dhe do të vazhdon të mbetet vatër e ideve inovative. Ajo tha se Kosova është shndërruar në qendër të zhvillimit të inovacionit përmes inkubatorëve të biznesit.

“Inovacioni është pjesë e shpirtit ndërmarrës të rinis kosovare. Kosova është shndërruar në qendër të zhvillimit të inovacionit përmes inkubatorëve të biznesit dhe përmes iniciativave tjera të tillat po ndjekin format më moderne të të bërit biznes. Kosova është dhe do të vazhdoj të mbetet vatër e ideve inovative. Pas pesë muajsh të trajnimeve teknologjisë informative dhe atë digjitale tashmë këta të rijnë janë pjesë e tregut kosovarë. Ata apo hapin rrugë të reja për punësimin e tyre për ndërtim të karrierës po ashtu edhe për kontribut jo vetëm për ekonomitë e tyre familjare por edhe për shtetin tonë në përgjithësi. 04:54 Investimi tek të rinjtë në sektorin e TIK-ut nuk është vetëm domosdoshmëri e kohës por është prioritet i institucioneve tona, në mënyrë që potenciali i rinis tonë të vihet në funksion maksimalisht. Duke investuar në rinin tonë ne investojmë në të ardhmen e sigurt të shtetit tonë”, tha Osmani.

Po ashtu, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog tha se synimi i BE-së është që të nxisiin inovacionin, rritjen ekonomike, pjesëmarrjen në tregun e punës dhe të lehtësohet ndërkombëtarizimi i sektorit të TIK-ut në Kosovë.

“Synimi ynë është shumë i qartë, të nxisim inovacionin, të nxisim rritjen ekonomike, të rrisim pjesëmarrjen në tregun e punës dhe të lehtësojmë ndërkombëtarizimin e sektorit të TIK-ut në Kosovë…… Që nga janari i vitit 2020, kur filloi projekti, ne kemi parë një zbatim shumë dinamik të programit të trajnimit të TIK-ut dhe aftësive digjitale. Objektivat jo vetëm që janë arritur, por edhe janë tejkaluar. Ky sukses shtrihet përtej trajnimeve, duke përfshirë aktivitete të ndryshme si zhvillimi i biznesit të TIK-ut, ndërkombëtarizimi dhe digjitalizimi i sektorëve tradicionalë. …. Le të kremtojmë arritjet e 2123 personave të trajnuar dhe 1711 individëve të certifikuar, me një përfaqësim të dukshëm prej 38% të studentëve femra. Duke parë përpara, BE-ja në Kosovë ri konfirmon përkushtimin e saj për të mbështetur këtë projekt deri në gusht të vitit 2025, duke siguruar vazhdimin e kurseve të trajnimit për të paktën 1135 ekspertë të TIK-ut. Për fund, dëshiroj të përgëzoj të rinjtë e certifikuar, partnerët dhe palët e interesuara të përfshirë në këto arritje, ambicie dhe dinamizëm të vazhdueshëm”, theksoi Szunyog.

Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky projekt shënon një përpjekje të përbashkët të rritjes së TIK-ut në Kosovë.

Rama tha se më këto trajnime mundësohet edhe punësimi për të gjithë të rinjtë në vend.

“Këto qasje fuqizojnë sektorin e TIK-ut duke e nxitur edhe inovacionin dhe duke i ndihmuar edhe punësimit dhe duke zgjeruar edhe zhvillimin ekonomik në vendin tonë. Suksesi i këtij programi përputhet me vizonin të cilën e kemi në kryeqytet. 25:12 Teknologjia luan rol në nxitjen e zhvillimit dhe në krimin e vendeve të punës deri tek konkurrenca të cilën e kemi në sfidat globale, kështu që duke i parë të gjithë këta te rijnë dhe te reja më bëhet zemra mal”, tha Rama.