LAJMI I FUNDIT:

Celulari lejohet në aeroplanët rus

Celulari lejohet në aeroplanët rus

Aeroflot, avio-transportuesi më i madh rus dhe një prej operatorëve më të mëdhenj rus të telefonisë mobile Megafon, u kanë siguruar pasagjerëve shërbime të komunikimit mobil edhe gjatë kohës së fluturimit.

Në fakt, kompania ajrore ruse më 24 dhjetor ka nisur fluturimet e rregullta të aeroplanëve me pajisje të cilat mbështesin komunikimin mobil. Deri më 31 janar të vitit të ardhshëm klientët e Megafonit do të shfrytëzojnë shërbimin e ri pa pagesë, e deri në fund të aksionit operatori do të paraqes edhe çmimin e shërbimit të ri.

Aeroplani i parë i transportuesit rus me pajisje për telefoni mobile është A321 i cili fluturon në linjat nga qytetet ruse në ato evropiane. Tani për tani udhëtarëve u ofrohen shërbimet e internetit GPRS dhe dërgimi i porosive SMS e MMS. Vitin e ardhshëm këto shërbime do t’u ofrohen edhe udhëtarëve të disa fluturakeve të Aeroflotit, përfshirë atë transkontinental Airbuss 330.


Ndërkohë, Megafon vlerëson se deri në vitin 2014 rreth 20 për qind e të gjithë udhëtarëve të Aeroflotit do të mund të shfrytëzojnë shërbimet e komunikimit mobile në aeroplanë. /Telegrafi/