LAJMI I FUNDIT:

Celine Dion përgjigjet në pyetjen rreth mbijetesës së mundshme të karakterit kryesor në “Titanic”

Celine Dion përgjigjet në pyetjen rreth mbijetesës së mundshme të karakterit kryesor në “Titanic”
Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet në filmin "Titanic"

Në vitin 1997, Celine Dion e ka kënduar këngën “My Heart Will Go On”, e cila ishte tema kryesore e filmit “Titanic”, i cili është një prej filmave më të shikuar të të gjitha kohërave.

Reklama

Ndërsa gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Jimmy Fallon, këngëtarja është dashur t’i përgjigjej pyetjes së përhershme: “A ka mundur Jacku (Leonardo DiCaprio) të qëndronte mbi derën lundruese krahas Rose (Kate Winslet) dhe në këtë mënyrë të shpëtonte?”.

Kanë kaluar 22 vite prej se është publikuar filmi i popullarizuar, “Titanic”, ndërsa që atëherë janë thënë teori nga më të ndryshmet se si ka mundur të jetë fundi i filmit dhe se karakteri kryesor (Jack) ka mundur t’i mbijetojë tragjedisë.

“Për këtë akoma po flitet në internet. Njerëzit thonë se Jacku ka mundur të mbijetojë, vetëm se Rose është dashur të shtyhej pakëz më andej”, ka thënë Fallon duke mbajtur një fotografi nga skena e përmendur.

“Mos më vë në situatë të pakëndshme, çfarë nëse duan ta xhirojnë vazhdimin e dytë të filmit? Por, në rregull, para së gjithash, nëse e shikoni fotografinë si duhet, do ta shihni se Rose është ngrirë ose ndoshta është e vdekur. Dhe është e qartë se as që është e pranishme. Ndërsa, pastaj… atij nuk i duhet ftesa, eja zemër, shtyju më andej”, ka bërë shaka Dion në përgjigjen e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e 'Miss Elite World 2023'

Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e 'Miss Elite World 2023'

Magazina
Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Magazina
Pas mbarimit të Big Brother VIP Albania 2, Arbana Osmani shijon pushimet në Santorini

Pas mbarimit të Big Brother VIP Albania 2, Arbana Osmani shijon pushimet në Santorini

Magazina
Xhensila Myrtezaj paralajmëron këngën e re, ndan imazhe tërheqëse nga xhirimet e klipit

Xhensila Myrtezaj paralajmëron këngën e re, ndan imazhe tërheqëse nga xhirimet e klipit

Magazina
Kim Kardashian lë të dyshohet se ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Pete Davidson

Kim Kardashian lë të dyshohet se ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Pete Davidson

Magazina
Martohet portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj

Martohet portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj

Magazina
Kalo në kategori