LAJMI I FUNDIT:

Celina nuk ka të ndalur, shënon përsëri për Ipswich (Foto/Video)

Celina nuk ka të ndalur, shënon përsëri për Ipswich (Foto/Video)

Ispwich Town ka shënuar fitore në ndeshjen e Championshipit, duke mposhtur Sunderlandin me rezultat 5-2.

Golin e tretë e shënoi Bersant Celina në minutën e 55-të.


Ipswich është në rrugë të mirë për tu ngjitur në Ligën Premier pasi ekipi i Celinës pas nëntë xhirove është në vendin e pestë me 18 pikë.

Prizrenasi vazhdon të shkëlqejë me fanellën e skuadrës së tij prej se është huazuar nga Manchester City.

Ky është goli i tij i dytë në kampionat, ndërsa ka shënuar edhe në Kupë.

Pas ndeshjes, ai ka postuar momentin e festës në facebook, ndërsa pritet të tubohet nga Albert Bunjaku në dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës.

Kosova luan me Ukaininë dhe Islandën. /Telegrafi/