LAJMI I FUNDIT:

Celina i dëshpëruar pas humbjes ndaj Cityt

Celina i dëshpëruar pas humbjes ndaj Cityt
Bersant Celina në momentin e golit (Foto: Harry Trump/Getty Images/Guliver)

Swansea City nuk arriti gjysmëfinalen e FA Cup pasi pësoi humbje nga Manchester City me rezultat 2-3 në çerekfinale.

Më i miri në këtë ndeshje për skuadrën vendase ishte ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, i cili përveç golit arriti të bëjë një paraqitje fantastike.


22-vjeçarit i vjen mirë që shënoi në ketë ndeshje pasi humbi penalltinë në mesjavë në Championship, ndërsa i vjen keq që nuk arritën të mbajnë rezultatin deri në fund.

Bersant Celina duke festuar golin ndaj Man Cityt (Foto: Harry Trump/Getty Images/Guliver)

“Isha i lumtur që shënova pas penalltisë së humbur në mesjavë. Djemtë ishin fantastik si ekip dhe arritëm të ndërtonim një fillim të mirë të ndeshjes dhe të merrnim gola”.

“Plani i ndeshjes funksionoi. I vendosëm në presion dhe tentuam t’ia bëjmë sa më të vështirë lojën. Nuk është befasi të humbasësh ndaj një skuadre fantastike, por kur je në epërsi 2-0 atëherë fillon të besosh se mund të fitosh”.

Swansea 2-3 Man City: Notat e lojtarëve, Celina më i miri për vendasit në çerekfinalen e FA Cup
Lexo po ashtu Swansea 2-3 Man City: Notat e lojtarëve, Celina më i miri për vendasit në çerekfinalen e FA Cup

“Ia arritëm të bëjmë aq mirë ndaj një prej skuadrave më të mira në botë, por humbja e sotme është vështirë për t’u pranuar”.

“Shpresoj që ta përdorim këtë paraqitje për të na motivuar në ligë. Nëse luajmë si ndaj Manchester Cityt, mendoj se mund t’ia arrijmë ndaj çdo skuadre në kampionat”, ka thënë Celina pas ndeshjen për ueb faqen e klubit. /Telegrafi/