Cech drejt largimit?

Pas kthimit të Thibaut Courtois nga Atletico Madridi është vështirë të thuhet se çeku do të mbetet portieri kryesor në Stamford Bridge, ndërkohë që trajneri e ka përmendur Mark Schwarzerin si portier të dytë.
“Petr është i gatshëm të luftojë për pozitën e tij, por Thibaut është portieri më i mirë në botë, nuk ka dyshim për këtë”, citohet të ketë thënë Mourinho, transmeton Evening Standard.
“Ata do të luftojnë dhe për mua është problem i mirë që do ta kem për të marrë një vendim”.
“(Po ashtu) e di se Mark Schwarzer është portier shumë i mirë, shumë stabil dhe një njeri i mirë, i gatshëm që të bëhet portieri ynë i dytë, ashtu siç ishte në sezonin e kaluar dhe të bëjë paraqitje të mira nëse na nevojitet”, ka shtuar portugezi.
Chelsea do t’i dëgjojë ofertat nga të interesuarit, ndërsa Paris Saint-Germaini kërkon shërbimet Cech. /Telegrafi/















































