LAJMI I FUNDIT:

Çeçenët që nuk duan të luftojnë në Ukrainë dhe ia mësyjnë Evropës, bllokohen në kufirin Kroaci-Bosnje

Çeçenët që nuk duan të luftojnë në Ukrainë dhe ia mësyjnë Evropës, bllokohen në kufirin Kroaci-Bosnje

Dhjetëra çeçenë kanë arritur në kufirin Bosnje-Kroaci për t’i shpëtuar mundësisë së rekrutimit nga Rusia për luftën në Ukrainë dhe kanë kërkuar azil në Evropë.

Burra, gra dhe fëmijë, të veshur me xhaketa të errëta dhe me çanta të mëdha, kanë udhëtuar nga republika jugore ruse për të arritur në Bosnje-Hercegovinë, ku lejohen të hyjnë pa vizë.


“Çështja më e madhe është mobilizimi në ushtri dhe pjesëmarrja në luftën e Ukrainës”, tha Isa Daduyev nga Asambleja e Çeçenëve të Evropës. “Nëse refuzoni t’i bashkoheni ushtrisë, përballeni me një dënim me burg”, shtoi ai.

Çeçenët janë mbledhur afër kufirit me Kroacinë javët e fundit dhe disa po flenë jashtë në motin e ftohtë, ndërsa presin një shans për të kaluar në Bashkimin Evropian, raporton thetimes.

Rreth 50 çeçenë po qëndrojnë pranë pikës kufitare Maljevac, rreth 321 kilometra nga Sarajeva dhe 112 kilometra në jug të Zagrebit, sipas Ministrisë së Sigurisë së Bosnje dhe Hercegovinës.

Njëqind të tjerë janë duke pritur në qytetin e afërt të Velika Kladusa. “Këta persona kanë hyrë legalisht në vendin tonë në bazë të regjimit pa viza dhe mund të qëndrojnë deri në 30 ditë”, njoftoi ministria.

Çeçenët në përgjithësi janë të ndarë rreth pushtimit të Ukrainës, me batalione vullnetare nga republika që luftojnë nga të dyja anët.

Ata që janë besnikë ndaj Putinit nën komandën e e Ramzan Kadyrovit, luajtën një rol të rëndësishëm në rrethimin e gjatë të Mariupolit, një nga betejat më të dhunshme të luftës. Megjithatë, ka çeçenë që hedhin poshtë pretendimet e Rusisë dhe Kadyrovit se po “çlironin” Ukrainën nga shtypja fashiste. Ata kujtojnë se vetë Grozni pësoi atë lloj shkatërrimi dhe viktimash civile që shihen tani në Mariupol dhe qytete të tjera të Ukrainës, kur trupat ruse rrethuan kryeqytetin çeçen për gati gjashtë javë në vitin 1999.

Ndërkohë, kufiri Bosnje-Kroaci ka qenë një pikë e nxehtë për refugjatët dhe migrantët që shpresojnë të hyjnë në Evropë që nga viti 2015, kur shtetet e tjera të Ballkanit u zhvendosën për të mbyllur rrugët e emigrantëve.

Këshilli Evropian po negocion për të rritur praninë e agjencisë kufitare të BE-së, Frontex, në Shqipëri, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Mal të Zi, për të ndihmuar në trajtimin e kërkesave për azil. Por çeçenët me pasaporta ruse në kufi kanë pritur tashmë më shumë se një muaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori