LAJMI I FUNDIT:

“Ç’do ti me gruan time?” – Dëshmia e Krenar Çoçajt, si u përlesh me fansin ‘e çmendur’ të Luanës

“Ç’do ti me gruan time?” – Dëshmia e Krenar Çoçajt, si u përlesh me fansin ‘e çmendur’ të Luanës

Biznesmeni kosovar, Krenar Çoçaj, ka qenë shpëtimtari i Luana Vjollcës, ditën kur ajo është trembur më shumë nga fansi i saj i zjarrtë, Besmir Lila. Për shkak të shqetësimeve që moderatorja kishte nga Lila, biznesmeni ka shkuar të shoqëronte mikeshën e tij gjatë largimit nga ambientet e punës, shkruan “Panorama”.

Në deklarimet e dhëna pas ngjarjes, të cituara në vendimin e Apelit, Çoçaj ka sqaruar se ka ndërhyrë menjëherë, kur të bllokuar në trafik tek Unaza e Re, ka parë Besmir Lilën t’i shkojë te xhami i makinës moderatores Vjollca. Në lidhje me grushtimin e Lilës, Çoçaj ka sqaruar se ka reaguar, pasi është qëlluar prej tij dhe për ta penguar që mos të nxirrte ndonjë armë nga çanta e tij.


Fansi Besmir Lila dhe Luana Vjollca

DESHMIA E ÇOÇAJT

Sipas materialit kallëzues, Oficeri i Policisë Gjyqësore, ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasin Krenar Çoçaj, i cili ka shpjeguar se ishte i lidhur prej dy vjetësh me shtetasen Luana Vjollca, e cila punonte në TCH. Kësaj shtetaseje, prej dhjetorit 2016, e përndiqte një person, i cili i shkruante vazhdimisht dhe e ndiqte atë nga pas ku ajo shkonte, shkak për të cilin ajo ka qenë e shqetësuar. Për këtë arsye ai ka shkuar për ta shoqëruar atë ditë nga puna. Më tej, sipas deklaruesit, ndërsa po ktheheshin në Tiranë, secili në makinën e tij, tek Unaza e Re ka parë që Luanën e ndiqte një mjet, që tentonte t’i dilte para.

Në një moment Luana e ka telefonuar duke i thënë “ky psikopati më është ngjitur me makinë nga pas”. Më pas, sipas deklaruesit, ndërsa po afroheshin te mbikalimi, ku kishte trafik, ka parë këtë person, që ka zbritur nga makina e tij dhe është afruar te makina e Luanës. Deklaruesi pohoi se ka shkuar aty duke i thënë “çfarë don ti me gruan time”, ndërkohë që ky person e ka kërcënuar se do ta vriste dhe tentonte ta fuste dorën në një çantë që kishte në krah. Pas kësaj, sipas deklaruesit, ky person e ka goditur me grusht, gjë të cilën e ka bërë dhe ai, pasi nuk mund ta linte të nxirrte ndonjë armë, ndërkohë që pas kësaj aty ka mbërritur Policia.

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori