LAJMI I FUNDIT:

Çdo 10 minuta shitet nga një Nissan Leaf i ri 2018 në Evropë

Çdo 10 minuta shitet nga një Nissan Leaf i ri 2018 në Evropë

Nissan ka dorëzuar edhe veturën e 100 mijtë të tipit LEAF në Evropë, e pronare u bë Susana de Mena nga Madridi.

Nissan Leaf ka qenë në shitje në Evropë (fillmisht vetëm në disa shtete) që prej vitit 2011.


Vetura e cila i takon të ardhmes tashmë ka bërë që të kërkohet në Evropë shumë duke u shitur hiç më pak se 37 mijë njësi të Nissan Leaf 2018 në Evropë teksa vetëm në katërt muajt e parë të vitit 2018 ishin dorëzuar 12 mijë vetura dhe të tjerat pritet të dorëzohen te pronarët në vijim.

“Kam kaluar dy vjet në kërkim të një veture elektrike. Unë e kam ditur se do të jetë nëj Nissan. Kur e kam parë se është model i ri i LEAF, nuk kisah dyshime në mendjen time se do të ishte vetura perfekte që do më përshtatej”.

“Bashkëshorti im dhe unë u pajtuam se cilësia, çmimi dhe specifikat ishin të përkryera për ne. Ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur ambientin dhe kemi dashur të drejtojmë veturë elektrike. Mbi të gjitha ne mund të shkojmë në qendër të Madridit kur ka ndalesa për veturat tjera që ndotin ambientin”, u shpreh Susana.

Kujtojmë se Nissan LEAF 2018 u shpall vetura më e mirë ekeologjike në panairin më të madh të veturave në New York. /Telegrafi/

artikull i sponsorizuar