LAJMI I FUNDIT:

Cavusoglu tregon se çfarë përmbajnë incizimet gjatë vrasjes së Khashoggit

Cavusoglu tregon se çfarë përmbajnë incizimet gjatë vrasjes së Khashoggit

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë se ka dëgjuar audio incizimet e “neveritshme”, në të cilat supozohet se dëgjohet vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi nga agjentët e Arabisë Saudite në konsullatën e këtij shteti në Stamboll.

Cavusoglu ka thënë për të përditshmen gjermane, Sueddeutsche Zeitung: “E kam dëgjuar. Ai është vrarë brenda shtatë minutave. Ka qenë vrasje e qëllimshme”.


Këta janë 15 sauditët të cilët fluturuan me aeroplan për në Turqi, para vrasjes së Jamal Khashoggit (Foto)
Lexo po ashtu Këta janë 15 sauditët të cilët fluturuan me aeroplan për në Turqi, para vrasjes së Jamal Khashoggit (Foto)

Ministri turk ka thënë të ketë dëgjuar mjekun e forenzikës duke udhëzuar të tjerët që të dëgjojnë muzikë derisa ai i ka copëtuar trupin, përcjell rel.

Cavusoglu ka thënë: “Njëri dëgjohet se është duke e shijuar atë, ka dëshirë të copëtojë trupat. Është e neveritshme”.

Vrasja e Jamal Khashoggit, ka një arsye pse Donald Trump po e “shfajëson” Arabinë Saudite!
Lexo po ashtu Vrasja e Jamal Khashoggit, ka një arsye pse Donald Trump po e “shfajëson” Arabinë Saudite!

Turqia ka thënë se Khashoggi, koluminist i Washington Postit është vrarë muajin e kaluar nga një ekip prej 15 personave që janë dërguar nga Riadi.

Ankaraja insiston se urdhri për vrasjen e gazetarit saudit ka ardhur nga nivelet më të larta të Qeverisë Saudite, por jo nga Mbreti Salman.

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori