Edhe pse Trepça ’89 e zyrtarizoi në faqen e saj një goditje të bujshme siç ishte ajo me ish-mbrojtësin e Lazios, Luis Cavanda, duket se transferimi ka dështuar.

Mbrojtësi belg me një eksperiencë të shkëlqyer ka ndryshuar mendje për të ardhmen e tij, pasi mbërriti në Kosovë.

Lojtari u shtang nga ambientet dhe terrenet në futbollin kosovar dhe për këtë arsye vendosi të mos firmosë kontratën me Trepçën ‘89.

Lojtari ndodhet ende në Kosovë, por karriera e tij nuk do të vazhdojë aty.

Cavanda ka bërë karrierë në klube si Lazio, Galatasaray, Trabzonspor dhe Standard Liege.

Sipas Indeksonline, Cavanda ka arritur marrëveshjen me një klub kinez dhe do të vazhdojë aty karrierën e tij.

Ai nuk do të luajë në këta gjashtë muaj, por do të paguhet mirë nga klubi kinez.