Ish-lojtari i njohur Tony Cascarino ka zbuluar një histori të shkëlqyeshme që përfshin dyshen legjendare të futbollit, Sir Alex Ferguson dhe Zinedine Zidane.

Cascarino është duke luajtur rolin e ekspertit të transferimeve në mediat angleze dhe së fundmi u përfshi rreth thashethemeve që lidhnin Jack Grealish, Harry Kane dhe Jadon Sancho me transferime të mëdha këtë verë.

Dhe, duke vepruar kështu, ai kujtoi se si ish-menaxheri i Manchester Unitedit, Ferguson, u përpoq të joshte Zidanen të kalonte në Old Trafford.

Anglezi vazhdoi të cilësonte Ferguson si ‘mbret’ kur bëhet fjalë për transferimin e lojtarëve.

Cascarino, i cili u largua nga Anglia për në Francë për të luajtur për Marseille dhe Nancy afër fundit të karrierës së tij si lojtar, më pas zbuloi se si Ferguson i kërkoi atij që ‘të kishte një fjalë’ me Zidanen gjatë një ndeshje lamtumire.

“Ajo që bëjnë disa menaxherë dhe unë do të them se Fergie ishte mbreti në këtë, ai gjithmonë do të gjente në një farë mënyre mënyrën për t’i dërguar dikujt një mesazh”, ka thënë fillimisht Cascarino për talkSPORT.

“Isha në një zhveshtore dhe takova Sir Alex në Marsejë, ai ishte menaxheri im për një ditë në një ndeshje lamtumire dhe më tha: si është francezja juaj?”.

“Unë thashë, “është në rregull”, dhe ai më tha, ki një fjalë me numrin dhjetë dhe numri dhjetë ndodhi të ishte Zinedine Zidane!”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/