LAJMI I FUNDIT:

CAS-i refuzon ankesën e Kosovës ndaj Federatës Rumune dhe UEFA-s

CAS-i refuzon ankesën e Kosovës ndaj Federatës Rumune dhe UEFA-s

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka refuzuar apelin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ndaj Federatës Rumune të Futbollit (RFF) dhe UEFA-s në lidhje me ndeshjen që u zhvillua në Ligën e Kombeve në nëntor të vitit të kaluar. 

Kombëtarja e Kosovës kishte braktisur ndeshjen ndaj Rumanisë në Ligën e Kombeve, për shkak të thirrjeve anti kombëtare nga tifozët e Rumanisë. 

FFK-ja kishte apeluar në CAS ndaj këtij vendimi dhe kishte kërkuar që UEFA t’i mbajë përgjegjës rumunët për braktisjen e ndeshjes si dhe të anulojë gjobën prej 6 mijë eurosh nga UEFA. 


Reagimi i CAS-it: 

“Një seancë dëgjimore u zhvillua në selinë e CAS në Lozanë më 24 mars 2025. Paneli shqyrtoi provat dhe arriti në përfundimin se lojtarët e Kosovës morën një vendim të njëanshëm për t’u larguar nga fusha në mungesë të një drejtimi të vlefshëm nga gjyqtari dhe ishin përgjegjës për zhvillimin e ndeshjes së braktisur. 

 Paneli pranoi se vendimi i lojtarëve të Kosovës ishte marrë për shkak të disa brohoritjeve dhe megjithëse janë të papranueshme, dhe subjekt i sanksioneve të tjera nga UEFA, ato nuk mund të justifikojnë braktisjen e fushës nga kombëtarja e Kosovës. 

 I takonte gjyqtarit të vendoste për hapat që do të merren. Për më tepër, Paneli vuri në dukje se lojtarët e Kosovës qartazi refuzuan të ndiqnin udhëzimet e gjqytarit që të kthehen në fushë dhe të vazhdojnë ndeshjen. 

 Paneli vendosi që FFK-ja, jo RFF-ja, ishte përgjegjëse për mospërfundimin e ndeshjes. Hudhet ankesa e FFK-së dhe vërtetohet vendimi i kontestuar”, thuhej në vendimin e CAS./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Ndërkombëtare
Stafi i Real Madridit e ka këshilluar Alonson që të mos përdorë tre lojtarë në Kupën e Botës për Klube

Stafi i Real Madridit e ka këshilluar Alonson që të mos përdorë tre lojtarë në Kupën e Botës për Klube

Ligat tjera
Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan - ka gjetur zëvendësuesin 'perfekt' të spanjollit

Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan - ka gjetur zëvendësuesin 'perfekt' të spanjollit

Premier League
Deco ka shkaktuar kaos me disa lojtarë te Barcelona, Flick është i nervozuar me drejtorin sportiv

Deco ka shkaktuar kaos me disa lojtarë te Barcelona, Flick është i nervozuar me drejtorin sportiv

La Liga
Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield

Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield

Premier League
Formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin 2025/26 me transferimet e reja, tani duket i tmerrshëm

Formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin 2025/26 me transferimet e reja, tani duket i tmerrshëm

La Liga
Kalo në kategori