LAJMI I FUNDIT:

Carrasco afër gjigantit anglez

Carrasco afër gjigantit anglez

Sulmuesi i talentuar belg, Yannick Ferreira Carrasco mund të largohet nga Atletico Madrid.

Forma e shkëlqyer këtë edicion, ka bërë që vlera e Carrascos të ngritët shumë në tregun e transferimeve.


10 gola e tre asistime në 25 ndeshje në të gjitha garat tregojnë më së miri formën e belgut.

23-vjeçari është bërë objektiv i liderit të Ligës Premier, Chelseas që kërkon transferimin e tij me çdo kusht.

E përditshmja spanjolle ‘Marca’ ka shkruar se londinezët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 50 milionë funte për talentin belg.

Kujtojmë që Carrasco iu bashkua Atletico Madridit nga Monaco në verën e vitit 2015 për 15 milionë funte. /Telegrafi/