LAJMI I FUNDIT:

Carragher tani tallet me Ronaldon dhe thotë se 99 për qind e tifozëve janë në anën e Ten Hag, por ka dy fjalë edhe për legjendat United që ishin përkrahës të mëdhenj të CR7

Carragher tani tallet me Ronaldon dhe thotë se 99 për qind e tifozëve janë në anën e Ten Hag, por ka dy fjalë edhe për legjendat United që ishin përkrahës të mëdhenj të CR7

Cristiano Ronaldo ka tronditur botën e futbollit dhe sidomos tifozët e Manchester United me një intervistë të dhënë së fundmi.

Ylli portugez ka lëshuar akuza të forta ndaj klubit të tij Manchester United dhe trajnerit Erik Ten Hag.


Rrëfimi i Cristianos ka qenë një bombë e vërtetë dhe largimi i tij në janar nga Old Traford tani pas kësaj interviste duket i pashmangshëm.

Por një nga kritikët më të mëdhenj të CR7 është Jamie Carragher i cili ka lëshuar akuza të forta gjatë gjithë kohës për portugezin.

Megjithatë Carragher dhe Ronaldo u bënë viral muaj më parë kur portugezi e injoroi atë duke mos ia dhënë dorën.

Ish-kapiteni i Liverpoolit tani ka filluar të tallet me Ronaldon pas intervistës së tij të fundit duke thënë se 99 për qind e tifozëve të United janë në anën e trajnerit Ten Hag, derisa një përqindëshi janë ish-shokët e skuadrës së CR7 si Rio Ferdinand, Roy Keane e Patrie Evra.

“Ronaldo: “Nuk e respektoj trajnerin” Ronaldo nën Erik ten Hag: Njoftoi se dëshironte të largohej, refuzoi të futet si zëvendësues, u largua nga banka rezervë para se ndeshja të përfundonte. 99% të tifozëve të Unitedit do të jenë në anën e Erik ten Hag, tregues se sa keq e ka menaxhuar Ronaldo këtë”, ka shkruar Carragher.

Ish-shokët e skuadrës së Ronaldos si Ferdinand, Keane e Evra kanë dalë kundër të gjithëve duke e mbrojtur vazhdimisht portugezin edhe pas skandaleve që ky i fundit i ka bërë këtë edicion si rasti duke refuzuar të futet në lojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori