Rep-artistja amerikane, Cardi B, është e njohur për dukjet ekstravagante dhe parukat me shumë ngjyra.

Përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, 27-vjeçarja ka vendosur të shfaqë flokët e saj natyrale, shkruan Daily Mail.


“Në rregull njerëz, kështu duken flokët e mira. Ato bëhen kështu kur i lë në mënyrë natyrale dhe pas dy ditësh duken sikurse tani”, ka thënë Cardi.

29385492 8400957 Natural Cardi B embraced her natural hair texture on Monday when a 60 1591668642582

Përmes kësaj paraqitjeje, krijuesja e hitit “Bodak Yellow” është shfaqur në bikini të bardha, ndërsa është parë pa grim.

Gjatë përshkrimit për dukjen e përditshme, ajo ka theksuar se flokët e saj nuk janë kaçurrela dhe se vajza Kulture, i ka ngjarë asaj.

29392848 8400957 image m 75 1591681172953

Fituesja e çmimeve 'Grammy' ka ndarë po ashtu edhe disa truqe me ndjekësit e saj, se si të bëhen flokët më të buta përmes disa maskave. /Telegrafi/