LAJMI I FUNDIT:

Cardi B ia dhuron dy milionë dollarë bashkëshortit për ditëlindjen e 30-të

Cardi B ia dhuron dy milionë dollarë bashkëshortit për ditëlindjen e 30-të

Cardi B nuk kurseu asnjë shpenzim për ditëlindjen e 30-të të bashkëshortit të saj, Offset.

Krijuesja e hitit “Money”, 29-vjeçe ka zbuluar në një postim në InstaStory se i ka dhuruar reperit të “Migos” një çek të madh prej dy milionë dollarësh.


“Urime ditëlindjen”, ka shkruar ajo sipër videos.

Cardi B (Foto: Instagram)

Offset u shfaq shumë i lumtur në videoduke buzëqeshur dhe kërcyer teksa mbante çekun.

Në një video të shpërndarë në mediet sociale, ajo ndau se dhuroi shumën e madhe të parave sepse e dinte që Offset ka ‘shumë sipërmarrje biznesi’ në 2022.

Sipas CelebrityNetWorth.com, pasuria neto e Cardi B është afërsisht 40 milionë dollarë.

Cardi B (Foto: Instagram)

Ylli amerikan, e cila ndan vajzën trevjeçare Kulture dhe një djalë tre muajsh me reperin “Bad and Boujee”, shkroi në Instagram javën e kaluar: “Gëzuar ditëlindjen për burrin dhe mikun tim më të mirë”.

“Të dua shumë dhe jam shumë krenare për ty”, shtoi ajo. “Kemi kapërcyer shumë gjëra bashkë. E dua njeriun që po bëhesh dhe babanë që je”.

Të gjitha lajmet nga Cardi B
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cardi B

Reperja e “WAP” vazhdoi: “Faleminderit që keni qenë gjithmonë pranë meje, që jeni një besimtar dhe këshilltar i madh.. Jam shumë me fat që të kam ty partner. Ju keni kaq shumë projekte dhe biznese që po drejtoni e menaxhoni, por më keni ndihmuar aq shumë në këtë rrugëtim me dy fëmijët tonë”.

Cardi B dhe Offset (Foto: Getty Images)

Çifti janë të martuar që nga shtatori i vitit 2017. Ata kurorëzuan dashurinë në një ceremoni private dhe nuk e zbuluan lajmin për martesën e tyre deri rreth një vit më vonë.

Megjithatë, ata kanë qenë të përfshirë në disa probleme për shkak të akuzave për tradhti nga ana e Offset. Artistja madje bëri një kërkesë për divorc në shtator të vitit 2020.

E njëjta më pas ndryshoi mendim dhe bëri kërkesë për ta larguar kërkesën për divorc në nëntor të po atij viti. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Cardi B (@iamcardib)

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori