LAJMI I FUNDIT:

Cardi B dhe Offset flasin për tregimin e tyre të dashurisë në Rolling Stone

Cardi B dhe Offset flasin për tregimin e tyre të dashurisë në Rolling Stone

Cardi B dhe Offset kanë shprehur gjithë dashurinë e tyre për revistën Rolling Stone.

Në pritje të fëmiut të tyre të parë, çifti i fuqishëm muzikor kanë folur për lidhjene tyre dhe për faktin se reperja duket shtatzënë në pritje të vajzës.


Në intervistë, Cardi rikujton momentin kur e kuptoi se ishte shtatzënë.

Kur ajo e kuptoi se ishte shtatzënë, menjëherë e ndau lajmin me Offset në Facetime dhe ai ishte befasuar, e madje ka qeshur pa u ndalur.

Teksa Offset ka dashur që të mbajë fëmiun, miqt dhe ekipi menaxherial ishin në dyshim për këtë.

“Nuk mund ta bësh këtë, kjo mund ta përfundojë karrierën”, i kishin thënë miq e bashkpuntorë Cardit.

Cardi B fillon turneun me Bruno Mars në shtator, por përkundër agjendës së ngjeshur, ajo planifikon që ta marrë vajzën në koncerte.

Reperja zbuloi se dëshiron t’ia mësojë vajzës gjuhën angleze, spanjolle dhe franceze, e ta bëjë atë shoqe të ngushtë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori