LAJMI I FUNDIT:

Cardi B del vullnetare të paguajë shpenzimet e funeraleve për viktimat e zjarrit në Bronx

Cardi B del vullnetare të paguajë shpenzimet e funeraleve për viktimat e zjarrit në Bronx

Reperja Cardi B planifikon të paguajë shpenzimet e funeralit për ata që humbën jetën në një zjarr vdekjeprurës në Bronx të New Yorkut.

Në total, 17 njerëz vdiqën pasi një zjarr shpërtheu në ndërtesën e tyre të banimit në Bronx, shkruan CNN.


Shteti i New Yorkut njoftoi këtë javë se do të jepte dy milionë dollarë për një fond për viktimat.

Cardi B, e cila është një vendase e lagjes Bronx, tha në një deklaratë për CNN se: “Unë jam jashtëzakonisht krenare që jam nga Bronxi dhe kam shumë familje dhe miq që jetojnë dhe punojnë ende atje”.

“Kështu që, kur dëgjova për zjarrin dhe të gjitha viktimat, e kuptova se duhej të bëja diçka për të ndihmuar,” tha ajo.

“Nuk mund të filloj të imagjinoj dhimbjen dhe ankthin që po përjetojnë familjet e viktimave, por shpresoj se mos shqetësimi për shpenzimet që lidhen me varrosjen e të dashurve të tyre do të ndihmojë ndërsa ata të ecin përpara dhe të shërohen. Unë dërgoj lutjet e mia dhe ngushëllime për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi e tmerrshme”, tha reperja me famë globale.

Sipas përfaqësuesit të saj për media, artistja bashkëpunoi me The Mayor’s Fund to Advance New York City për t’u siguruar që familjet e të gjitha viktimave do të përfshiheshin në donacionin e saj dhe “që dëshirat e fundit për të dashurit e tyre të përmbusheshin”.

“Ne jemi mirënjohës për reperen Cardi B, një superyll i vërtetë brenda dhe jashtë mikrofonit, për dhënien e një ndihme financiare kritike për familjet e viktimave”, tha në një deklaratë kryetari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams.

“Qyteti do t’i jetë përgjithmonë mirënjohës asaj dhe gjithashtu donatorëve bazë dhe partnerëve të korporatave që kanë qenë në gjendje të ofrojnë mbështetje të menjëhershme për fqinjët tanë në nevojë, për të rivendosur veten gjatë kësaj kohe të vështirë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori